13:52 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Drejtori i Flamurtarit, Laluci: I zhgënjyer nga fjalët e poshtra të Cungut

11:21 | 26/04/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Drejtori i Flamurtarit, Laluci: I zhgënjyer nga fjalët e poshtra të Cungut

“Për lesh keni për të vajtur”. Kjo fjali e trajnerit të Vllaznisë, Armando Cungu, e thënë gjatë ndeshjes së fundit në Vlorë, ka zhgënjyer së tepërmi drejtuesit e Flamurtarit. Dje, në një reagim për “Panorama Sport”, drejtori Vangjel Laluci e cilëson një fjalor të ulët atë që ka përdorur Cungu.

“Kam mbetur i zhgënjyer nga ajo se çfarë ka thënë trajneri Cungu gjatë ndeshjes. Për Cungun kam pasur një mendim tjetër. Kam mbetur i zhgënjyer nga ato fjalë të poshtra, që nuk i takojnë aq më shumë një shkodrani që t’i nxjerrë nga goja. Ne me Shkodrën kemi pasur marrëdhënie të mira dhe këtë nuk e kemi bërë artificialisht, por edhe ata e kanë ndier.

Të dalë ky trajner në një moment qoftë edhe emocional dhe të shprehet kështu, kjo është pa justifikim. Unë jam befasuar nga ai reagim dhe e dënoj me shumë forcë. Kur ka fituar në Vlorë 0-1, ne u kemi dhënë dorën dhe u kemi uruar suksese. Sepse ata e merituan dhe ne i vlerësuam. Por të dalë ky, pa asnjë shkak se nuk i përgjigjet ekipi i tij, dhe të na shajë ne, kjo është shprehje rrugaçërie. Unë e kuptoj zemërimin e një trajneri, por të shante ekipin e tij, nuk kishte punë me ne. Ai fjalor nuk i lejohet një tifozi dhe jo më një trajneri”, është shprehur fillimisht Laluci.

TEUTA
Në vijim të bisedës për gazetën, drejtori i Flamurtarit flet edhe për ndeshjen e radhës ndaj Teutës. Ai komenton edhe deklaratën e zv.trajnerit të durrsakëve, Xhevahir Kapllani.

“E dëgjova dhe po qesh edhe tani. Është si ajo historia e dhelprës me rrushin. Hëngri 5 gola nga Partizani dhe tha kjo nuk është ndeshja jonë, por ajo me Flamurtarin. E dija që Partizani do të fitonte. Ne do të përgatisim një ndeshje të mirë me Teutën. Magani ka qenë trajneri ynë dhe, për fatin tonë të keq, i njeh mirë lojtarët dhe do të marrë masat e tij. Ndeshja me Teutën është shumë e vështirë dhe unë do të uroja që të marrim tri pikë, që edhe mund t’i marrim. Por, mos harroni edhe nëse i marrim tri pikët, do t’i marrim me shumë mundim”, theksoi Laluci.

Në fund, drejtori i vlonjatëve foli i bindur për mbijetesën. “Kisha frikë se mos pas ndeshjes me Luftëtarin do të kishte vetëkënaqësi te futbollistët tanë. Fituam, por nuk kishim arritur gjë të madhe. Jemi në valle dhe një gabim i vogël na kushton. Duhet të jemi pragmatistë”, përfundoi Laluci.

Etiketa: drejtoriflamurtariLaluci
Pas

Fshiu të gjitha fotot me të fejuarin, reagon Marina Fara: E vërteta e lidhjes sime (VIDEO)

Para

Banorët mbërrijnë para godinës së Subashit, mediave s’u lejohet transmetimi

Para
Banorët mbërrijnë para godinës së Subashit, mediave s’u lejohet transmetimi

Banorët mbërrijnë para godinës së Subashit, mediave s’u lejohet transmetimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Elbasan, 33-vjeçari gjendet i pajetë dyshohet mbidozë heroine

Berisha: Përparësi absolute ka denoncimi i farsës elektorale! Kompletimi i këtij procesi është jetik për demokracinë shqiptare

Berisha: Farsa elektorale e zhveshi lakuriq Altin Troplinin! Ndaj dhe një nga rekomandimet e Këshillit të Europës është reformimi i Skapit të partisë

Skandali 36 mijë euro/ Berisha: Endri Fuga mori avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën! Kjo aferë mbrohet nga Altin Troplini

Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve që transportojnë emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për t’iu dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Mbushja e kutive të votimit/ Berisha: PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme dhe nuk do të njihen

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

Shkodër/ Arrestime dhe procedime për mashtrim me viza, drejtim në gjendje të dehur, kanosje dhe vepra të tjera penale

‘Ramaduro’ përhapet në mediat e mëdha të Uashingtonit/ Berisha: Farsa elektorale është çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Europës

Vetëvaret 72-vjeçari në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, punonte si roje në një pallat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.