Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim me Zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, z. Steven Fields.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i gjatë që nga viti 1998, ku ICITAP ka mbështetur Policinë e Shtetit në menaxhimin e kufijve, luftën kundër krimit të organizuar, trajnimin e personelit dhe modernizimin teknologjik.
Drejtori Proda përmendi kontributin e projekteve si TIMS dhe PRIMS, si dhe ndihmën për mekanizmat kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ai shprehu mirënjohje për partneritetin e qëndrueshëm, duke e cilësuar ICITAP si shembull të bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar në fushën e sigurisë.