Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, i ftuar në “Opinion” ku u diskutua mbi aksionin anti-drogë të policisë së kryeqyetit në lokalet e natës, ku u arrestuan 11 persona, që më pas u lanë të lirë, u shpreh ndër të tjera se forcat e rendit i njohin lokalet ku konsumohet dhe shitet drogë.
“Normalisht ne kemi identifikuar lokalet problematike që ka Tirana. I kemi evidentuar të gjitha lokalet e natës që ka Tirana, dhe jo të gjithë janë problematik, janë me kokrra lokalet problematike. Normalisht policia i ka në traget këto lloje lokalesh, edhe me raste me flagrancë që po e bëjmë, por edhe me hetime. Sidomos zonat që janë në mbipopullim janë të mbikëqyrur nga agjentë të antidrogës. Çdo javë ka operacione të tilla”, tha Hodaj.
Të gjithë të ftuarit në emision ranë dakord në faktin që ky është një fenomen problematik për shoqërinë dhe që kërkon reagimin e menjëhershëm të shtetit.
Ja deklarata e tij në “Opinion”: