Drejtori i ri i burgjeve Arjan Hoxha, ka reaguar lidhur me lajmet që kanë qarkulluar në media, se ai ka një diplomë false në Akademinë e Rendit, si edhe për foton e tij me armë gjahu.
Hoxha ka deklaruar se të gjitha këto janë shpifje të deputetit socialist, Taulant Balla.
“Në lidhje me këtë sajesë të bërë nga Taulant Balla në Komisionin Hetimor Parlamentar në 2014-ën, unë kam bërë një kallëzim penal në adresë të këtij personi por Gjykata e Lartë e ka pushuar çështjen me arsyetimin se jemi para rastit të deklarimeve nga një deputet të cilët nuk mbajnë përgjegjësi ligjore për deklarimet dhe qëndrimet e tyre me karakter politik në ambientet e Parlamentit., shkruan Hoxha.
Më tej, drejtori i burgjeve sqaron për foton me armë gjahu, se arma është me leje e një të afërmit të tij. Fotoja thotë ai, është realizuar përpara 10 viteve. (D.D/Shuplaka)