Në një intervistë për “Scan TV”, drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi shprehet se do të forcojë transmetimet lokale duke paralajmëruar se do të marrë nga koha e politikanëve.
“Deri tani informacionet dhe transmetimet janë vetëm rreth politikanëve dhe ministrave. Çfarë tha njëri e çfarë tha tjetri. Unë dua të fokusohem te njerëzit. Deri tani, edhe kur binte borë nuk raportohej se kishte rënë borë dhe banorët ishin në vështirësi, por jepeshin lajme se filan ministër shkoi te zonat ku ka rënë borë. Ky lloj raportimi është skandal”, tha Gëllçi.
Ndër të tjera, përvecse për punën Gëllçi ka treguar edhe detaje nga fëmijëria e tij. Në një rrëfim aspak të zakontë, drejtori i RTSH-së tregon se shokët e tij e tallnin për fotografitë e lindjes pasi ai nuk ngjante.
“Më thonin se më kanë ndërruar në maternitet”, tregon ai. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=kq3o8xK8-ms&feature=youtu.be