17:50 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Drejtori i RTSH-së flet për shkarkimet e kompozitorëve, tregon dhe funksionet e reja që do të ketë secili

08:52 | 03/02/2017
në Aktualitet, Kulturë, Te Gjitha
0
Drejtori i RTSH-së flet për shkarkimet e kompozitorëve, tregon dhe funksionet e reja që do të ketë secili

Konflikti për lajmin e tre kompozitorëve të RTSH-së që janë shkarkuar prej dy ditësh gëlon në media. Madje për këtë ka patur edhe një reagim në Parlament nga ana e ish-kryepalamentares Topalli.

Ndërkohë Drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi për ‘’GSH’’ është shprehur se nuk ka të bëjë me shkarkim po me një ridimensionim të roleve.

Ndërsa anëtarë të Këshillit të Drejtues të RTSH-së thanë në kushte anonimati se një ndër shkaqet e marrjes së këtij vendimi ka qenë dështimi i festivalit të fundit të këngës, i mbajtur në dhjetor dhe fakti që ata gjithë vitin bënin vetëm këtë festival. Vetë Thoma Gëllçi tha se statuti i ri i RTSH-së është miratuar nga parlamenti në muajin dhjetor dhe ka hyrë në fuqi në muajin janar.

Ai shpjegoi se si do jetë struktura e re dhe ato që sipas tij do të jenë pozicionet e reja të tre kompozitorëve të njohur, që kanë bërë emër në muzikën shqiptare.

Gëllçi u ka dhënë përgjigje edhe deklaratave të Jozefina Topallit, deputetes së PD-së, e cila enjten akuzoi Ramën se ka shkarkuar tre kompozitorët. Sipas Gëllçit, ata që kundërshtojnë në parlament, janë po ata që e kanë miratuar statusin e ri të RTSH-së, ndërsa sipas drejtorit të ri të emëruar në krye të institucionit vitin e shkuar – debati është i pabazë. 

-Z/Gëllçi, çfarë ka ndodhur me tre kompozitorët, Zhulali, Kaçinari dhe Saraçi, pse janë shkarkuar ose pushuar nga puna, pse u shkri departamenti i muzikës?

Në fund të dhjetorit 2016-të, në seancën e fundit të parlamentit u miratua statuti i ri i RTSH. Ai ka hyrë në fuqi në datën 15 janar 2017 dhe përcakton strukturën organizative të RTSH-së, të cilën siç thashë, e ka miratuar parlamenti. Me anë të kësaj strukture të re, që është e ndryshme nga ajo e kaluara, shkrihen të gjitha drejtoritë ekzistuese të RTSH-së, nuk ka më drejtori të Radio ‘Tiranës’, nuk ka më drejtori të televizionit, nuk ka më drejtori të satelitit, drejtori të aktualitetit, drejtori të stacioneve e të tjera drejtori që ishin.

Të gjitha njësitë ekzistuese të RTSH-së shkrihen dhe krijohen njësi të reja, që janë tri: Njësia e Programeve, Njësia e Lajmeve dhe Njësia e teknike. Dhe poshtë këtyre krijohen thjesht redaksi, redaksia e Kanalit të Parë, redaksia e Kanalit të Dytë, Redaksia e Kanalit të tretë, redaksia e Kanalit Sportiv etj., që po krijohen.

-Ky strukturim i ri, a ka parashikuar vende pune për këta tre emra, pra mbeten pa punë punonjës të RTSH-së?

Domethënë janë shkrirë të gjitha departamentet dhe drejtoritë ekzistuese deri më sot dhe po krijohen të reja. Si e tillë, nuk bën përjashtim as kjo, që ka qenë Departamenti i Krijimtarisë Muzikore. Ne nuk mund të mbajmë një Departament të Krijimtarisë Muzikore, sepse kemi një redaksi të një kanali muzikor dhe kemi edhe redaksi të muzikës në Radio ‘Tirana’ dhe të gjithë këta njerëz që kanë qenë në Departamentin e Krijimtarisë Muzikore, janë propozuar që të kalojnë: njëri si redaktor përgjegjës në Kanalin Muzikor të RTSH-së, tjetri në redaksinë e muzikës në Radio ‘Tirana’ dhe tjetri në redaksinë e muzikës në Kanalin e Parë. Kaq.

-Pra, nuk janë shkarkuar ose pushuar nga puna, thjesht është ndryshim i pozicionit?

Jo, asnjë nuk është shkarkuar. Është ndryshim i strukturës dhe i pozicionit. Ne nuk kemi në strukturë kompozitorë, ne kemi në strukturë redaktorë dhe kryeredaktorë. Ne nuk bëjmë kompozime, ne kemi redaksi muzike, kemi një kanal muzikor – RTSH muzikë, kemi emisione muzikore në radio.

-Z.Gëllçi, ka pasur debate në parlament për këtë çështje, si u përgjigjeni?

Debati për mua është i stisur dhe i pambështetur fare në asnjë lloj fakti dhe argumenti. Ata që diskutojnë në parlament, ata e kanë miratuar këtë strukturë, struktura e re ka në bazë largimin e strukturës së vjetër organizative me drejtori, shefa dhe departamente, sepse ishte 80 për qind forca jokrijuese e 20 për qind forca krijuese dhe synohet të kthehet në të kundërtën dhe ndërtimin e një strukture me forca krijuese e redaksi.

Etiketa: kompozitorertshThoma Gellçi
Pas

54 kg drogë në Lezhë dhe Tepelenë, arrestohen në flagrancë 3 persona (VIDEO)

Para

‘’Fëmijëve të invalidëve po ju kërkojnë tarifë studimi’’, DENONCIMI

Para
‘’Fëmijëve të invalidëve po ju kërkojnë tarifë studimi’’, DENONCIMI

'’Fëmijëve të invalidëve po ju kërkojnë tarifë studimi’’, DENONCIMI

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve pasivë të bashkive: Është koha të largohen

SHBA bombardoi impiantet bërthamore me avionët B-2/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Policia sqaron ngjarjen në Theth: Nuk u sulmuan fadromat, tentativa për djegien e një ure

Vatër e madhe zjarri në Skuraj, rrezikohet një karburant

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit

Theth, disa persona sulmojnë fadromat e IKMT-së me molotov

Kryeministri Rama paralajmëron rekord në procesin e integrimit europian: Hapje e plotë kapitujsh në nëntor

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio takohet me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në Malajzi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.