Drejtori i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku ka bë një vizitë në Prokurorinë e Tiranës ku burime bëjnë me dije se ky takim vjen në kuadër të një marrëveshjeje bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve të hetimit lidhur me cilësinë e hetimeve, ushtrimit të ndjekjes penale, parandalimin, zbulimin dhe dokumentimin e veprave penale.
Të dyja institucionet angazhohen se janë të gatshme të krijojnë grupin e punës Task Forcë, që të bashkëpunojnë për zbatimin dhe realizimin e këtij memorandum.
Nga ana e saj, SHÇBA angazhohet që të vërë në dispozicion të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, informacion për rastet e konstatimit të elementeve të jashtëligjshme.
Ndërkohë Prokuroria angazhohet për krijimin e grupeve hetimore me qëllim ndjekjen e çështjeve më përparësi, kryerjen e analizave të përbashkëta hetimore, krijimin e lehtësirave të duhura për ndjekjen e hetimit me metodikat e nevojshme.
Ndërkohë që nuk bëhet e ditur nëse në këtë takim është folur lidhur me skenat që përhapën një diskutim të gjerë publik të ndodhura në protestën e 11 Majit ku u dhunua dhe më pas u arrestua përkohësisht sekretari organizativ të PD-së Sait Dollapi.