Pak orë pas shkarkimit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Postave, Majlind Lazimi, e ka shkarkuar si të paligjshëm shkarkimin e tij.
Ai ka treguar për bisedën telefonike me ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi, e cila është shprehur se nuk kishte dorë në shkarkimin e tij, por kishte marrë një mesazh nga zv/kryeministrja Mandija.
Më tej, Lazimi ka treguar se përkundër akuzave që rëndojnë mbi të për shfrytëzimin e punonjësve në fuishata elektorale, ai ka qëndruar korrekt duke paralajmëruar punonjësit përmes një email-i pavarësisht se nuk e ka pasur për detyrë.
“Është i paligjshëm sepse nuk përmendet në asnjë rast cilA pikë e rregullores është shkelur nga personi në fjalë. Në rast se ekzistoka një dokument i tillë… jam shumë i sigurtë që nuk ekziston. Unë u interesova në linjë telefonike me Znj. Ikonomi, në pamundësi për kontakt tjetër, ajo nuk më dha asnjë shpjegim.
Më tha ka marrë një sms nga zvkryeministrja Mandija. Më tha në mënyrë shumë qytetare se “nuk kam asnjë ndikim”. Deri tani nuk ka asnjë vendim të Këshillit Mbikëqyrës. Nuk kam shkresë zyrtare për shkarkimin tim.
Jam shumë i hapur për task-forcë, por mënyra si është zgjidhur është inspirim politik. Kam përshtypjen që nuk do i shërbejë frymës pozitive. Më lejoni t’iu paraqes një email që është dorëzuar nga burimet njerëzore punonjësve të postës. Duke qenë i përgjegjshëm, kam kërkuar që asnjë punonjës i postës të mos përfshihet në fushata elektorale.
Mos harrojmë që Posta Shqiptare është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, me 2500 punonjës. Unë nuk kam pasur asnjë detyrim ligjor për të bërë pikërisht këtë rregullore.”, është shprehur ndër të tjera ai në konferencën për mediat.
(XH.A/SHUPLAKA)