Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se një tren importi plehrash është parë është parë duke u larguar nga porti i Durrësit.
Mirëpo sipas Drejtorisë së Doganave, në trenin që shfaqet në videon e ish-kryeministrit, por transportohet skrap dhe jo mbetje.
“Treni që shfaqet në video transporton skrap (hekuri dhe çeliku) për llogari të kompanisë ‘Kurum sh.a.’, e cila prej më shumë 10 vitesh.
Importon skrap nga vende të ndryshme të botës, duke e përdorur si lëndë e parë për furrnaltën. Kompania ka zgjedhur transportin hekurudhor nga Durrësi në drejtim të ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.”, shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.
NJOFTIMI I PLOTË
“Lidhur me një video të publikuar sot në rrjetet sociale, me pretendimin se me një tren mallrash po largoheshin nga Durrësi plehra të importuara, informojmë se:
Treni që shfaqet në video transporton skrap (hekuri dhe celiku) për llogari të kompanisë ‘Kurum sh.a.’, e cila prej më shumë 10 vitesh.
Importon skrap nga vende të ndryshme të botës, duke e përdorur si lëndë e parë për furrnaltën. Kompania ka zgjedhur transportin hekurudhor nga Durrësi në drejtim të ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.
Bazuar në VKM Nr. 117, datë 13.2.2013, ‘Për kriteret, në bazë të të cilave përcaktohet kur disa tipa të metalit skrap pushojnë së qeni mbetje’, lejohet importi i skrapit të hekurit, ēelikut dhe aluminit, kur është i shoqëruar me:
– Çertifikatë të Kontrollit të Radioaktivitetit nga Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar
– Çertifikatë të Kontrollit të Radioaktivitetit nga vendi i origjinës
– Deklaratë Konformiteti nga vendi i origjinës
– Certifikatë e Cilësisë nga vendi i origjinës
Pra, bazuar në këtë VKM kodi i skrapit nuk është i klasifikuar si mbetje.
Ngarkesa e skrapit në fjalë është e shoqëruar me Ēertifikatë nga Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Shërbimi i Kontrollit të
Radioaktivitetit, me Nr. 000462.
Aktualisht në Portin e Durresit po përpunohen edhe 2 anije me të njëjtën natyrë malli, për të cilat mund të përdoret sërish trasnporti hekurudhor, në varësi të vlerësimit të vetë kompanisë”, thuhet në reagimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. (D.D/Shuplaka)