Administrata Tatimore njofton se mjetet e transportit të mallrave për lëvizje të brendshme, nga një tatimpagues tek një tjetër, nuk do të qarkullojnë më pa u regjistruar.
Përmes një njoftimit për shtyp, Administrata lajmëron të gjithë bizneset se dokumenti i lëshuar përdoret për regjistrim dhe lëshohet nga Drejtoria Rajonale Tatimore.
Tatimpaguesi pajiset me vërtetim për çdo mjet që ai ka në pronësi, sipas pasqyrave financiare deklaruar prej tij. Për mjetet e transportit të mallrave, qëllimi i lëvizjes së të cilëve është shitja derë më derë, mjetet e transportit të mallrave të personave që kryejnë aktivitetin në transport, është Çertifikata e Regjistrimit të Personit të Tatueshëm, me numër të ndryshëm NIPT-i i lëshuar për çdo automjet. (A.D/Shuplaka)