Tri javë më parë biznesmeni Damir Fazlliç është kallëzuar në prokurori nga Drejtoria e Tatimeve. Kompania me pronar të vetëm Damir Fazlliç-in, sipas hetimeve të kryera deri më tani ka paraqitur fatura në Tatime për rimbursim në vlerën e 2 milion eurove, shuma të cilat i ka përfituar për punime me investime në zonën e Porto Romanos, raporton Panorama.
Bëhet fjalë për fondet e marra në vitet 2011-2012 dhe sipas hetimit ka dyshime se gjithçka ka qenë fiktive dhe punimet nuk janë kryer në masën e deklaruar.
Njësia task forcë e prokurorisë ka ngritur akuzë penale për fallsifikim dhe mashtrim të dokumenteve të dorëzuara në shtet. Njëkohësisht po hetohet për shpërdorim detyre edhe për punonjësit shtetërorë të cilët dyshohen se kanë bërë verefikime fiktive të shenzimeve nga puna e investimit, që kompania e Fazlliç ka bërë në terren. Kjo kompani të cilën e ka në pronësi Fazliç është krijuar në vitin 2005.
Discussion about this post