22:32 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Drejtorja e USAID nga Korça: “Gjykatat të jenë të paanshme” Udhëzues për detyrimet referuar reformës në drejtësi

15:04 | 08/02/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Drejtorja e USAID nga Korça: “Gjykatat të jenë të paanshme” Udhëzues për detyrimet referuar reformës në drejtësi

Drejtorja e USAID në Shqipëri, Catherine Johnson, ka marrë pjesë në një ceremoni të zhvilluar me rastin e 6-vjetorit të godinës së gjykatës, e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë projekt që sipas saj do të krijojë me tepër akses të publikut dhe medias në gjykatë sipas kërkesave të reformës në drejtësi.

Ajo u shpreh se USAID do të vijojë bashkëpunimin me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Korçës nëpermjet projektit Drejtësi për të gjithë.

“Sot jemi këtu për të hedhur një hap të ri që do i mundësojë gjykatës të zbatojë kërkesat dhe dispozitat e reformës së re në sistemin gjyqësor, sa i takon marrëdhënieve me median dhe publikun, dhe këto nuk janë tema të cilat duhen marrë lehtë. Gjykatat duhet të jenë të paanshme e d–uhet të zbatojnë ligjin sepse e drejta eshte themeli i demokracisë, por gjykatat duhet të jenë të aksesueshme dhe t’i përgjigjen qytetarëve të cilëve i shërbejnë.

Në Korçë ju i njihni këto parime dhe po i përqafoni fort ato. Prandaj ne jemi shumë të kënaqur që jemi partnerë me Gjykatën e Korçës për të ofruar asistencën teknike për krijimin e një udhëzuesi për komunikimin e marrëdhëniet me publikun. Ky udhëzues do të adresojë edhe detyrimet që janë të përcaktuara nga reforma në drejtësi dhe do të përfshijë praktikat më të mira botërore të gjykatave për strategjitë e komuikimit.”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Kryetari i Gjykatës, Admir Belishta, ka vlerësuar bashkëpunimin me USAID, ndër vite si dhe vazhdimësinë nëpërmjet projektit të ri Drejtësi për të gjithë:

“Gjykata e rrethit Gjyqësor të Korçës falë bashkëpunimit disavjeçar me USAID sot përdor regjistrimin audio dhe teknikat e menaxhimit të rasteve në të gjitha seancat gjyqësore. Në ceremoni u inagurua edhe këndi i kujtesës, një bllok fotografish mbi aktivitetet e gjykatës ndër vite.”

Drejtorja e USAID ka vizituar më pas edhe ambientet e gjykatës e në veçanti zyrën e Marrëdhënieve me Publikun e Median. (XH.A/SHUPLAKA)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1064″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: Catherine JohnsonGjykata e Korces
Pas

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve, në 24 orët e fundit janë dorëzuar 38 armë zjarri

Para

Ledina Çelo kthehet pas në kohë, shikoni si dukej këngëtarja kur ishte 20 vjeç (FOTO)

Para
Ledina Çelo kujton kohën “kur jeta e thërriste”, si ka qenë në moshën 20-vjeçare (FOTO)

Ledina Çelo kthehet pas në kohë, shikoni si dukej këngëtarja kur ishte 20 vjeç (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.