06:45 | 21/02/2025

Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita për New York Times: Nuk do të loboj për non gratën e Berishës pranë administratës Trump. Në Shqipëri jam për zgjedhjet

Arkitekti i fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita ka dhënë një intervistë për New York Times, pas angazhimit që ai nisi në Shqipëri, pranë Partisë Demokratike. Strategu i Donald Trump po këshillon tashmë Sali Berishën, kreun e PD. Konsulenti i fushatës së presidentit të SHBA, Donald Trump, Chris LaCivita është shfaqur këtë muaj në një konferencë për shtyp në Shqipëri përkrah ish-kryeministrit Sali Berisha, shkruan New York Times, ndërsa theksohet se ai është shpallur non grata nga administrata e kaluar amerikane.

I pyetur nga gazeta, Chris LaCivita ka deklaruar se ai nuk do të përfshihet “në lobim pranë administratës Trump në emër të Sali Berishës për çështjen e non gratës së tij”. Ai ka sqaruar se në Shqipëri do të jetë për fushatën zgjedhore të 11 majit ku do të asistojë PD-në dhe liderin e saj, Sali Berisha.

“Unë nuk bëj lobim,” është shprehur LaCivita për “The New York Times”. “Unë bëj fushata, dhe këtë po bëj – është shumë e thjeshtë”, shtoi ai.

LaCivita është një emër me peshë në strategjinë politike republikane, por ai ka sqaruar qartë se nuk do të ndërmjetësojë në favor të Berishës pranë administratës së Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Shkrimi i plotë i New York Times

Chris LaCivita, një strateg republikan që ndihmoi në drejtimin e fushatës së Presidentit Trump, po këshillon një parti opozitare konservatore në Shqipëri të kryesuar nga një politikan i cili është përballur me akuza për korrupsion nga Departamenti i Shtetit dhe prokurorët në vendin e tij.

Z. LaCivita, i cili u bë këshilltar i një grupi jofitimprurës pro-Trump pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në nëntor, është në mesin e një grushti këshilltarësh të Trump që kanë ndjekur punë këshilluese politike në mbarë botën për politikanët që e konsiderojnë veten si populistë ose kritikë të imigracionit, sipas modelit Trump.

Z. LaCivita po punon për Partinë Demokratike të Shqipërisë përpara zgjedhjeve parlamentare të vendit në maj, kur do të përpiqet të mundë Partinë Socialiste të krahut të majtë në pushtet. Në mesazhet me tekst për The Neë York Times, zoti LaCivita e karakterizoi punën e tij si një zgjatje të ndihmës së tij për zotin Trump.

“Unë po eksportoj MAGA – Bëje Shqipërinë të Madhe përsëri”, ka shkruar ai.

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë është Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër, i cili po përballet me akuza për korrupsion në Shqipëri, në lidhje me një marrëveshje pronash.

Administrata Biden vendosi sanksione ndaj zotit Berisha në vitin 2021 për “korrupsion të konsiderueshëm”, sipas një deklarate të ish-sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken, i cili e akuzoi atë për shpërdorim të fondeve publike dhe përdorimin e pushtetit të tij për të pasuruar aleatët dhe familjen e tij.

Z. LaCivita argumentoi se akuzat ndaj zotit Berisha ishin të motivuara politikisht dhe sugjeroi që përvoja e politikanit shqiptar të përafrohet me atë të zotit Trump.

“Është një bashkëpunim i natyrshëm – të mundësh një socialist që është peng dhe kukull i familjes Soros,” tha z. LaCivita, duke evokuar pretendimet e pabazuara të zotit Berisha se filantropi demokrat George Soros qëndronte pas sanksioneve.

Zoti Berisha ka treguar se synon t’i kërkojë administratës Trump të rishqyrtojë sanksionet e Departamentit të Shtetit.

Zoti Berisha ka përdorur angazhimin e zotit LaCivita me partinë e tij për të krijuar një lidhje me zotin Trump, ndonëse presidenti amerikan nuk ka sinjalizuar mbështetje për ndonjë parti të preferuar në zgjedhjet parlamentare.

Zoti Berisha ka kërkuar gjithashtu të dallohet nga partia qeverisëse duke u zotuar se nëse opozita fiton, ajo nuk do të rinovojë marrëveshjen e Shqipërisë për pranimin e emigrantëve nga Italia.

Nuk është hera e parë që strategët e fushatave presidenciale i tregtojnë jashtë shërbimet e tyre.

Shpesh ka kërkesa të mëdha për konsulentë me lidhje me presidentin e ri të SHBA-së nga politikanë të huaj që kërkojnë të portretizojnë veten si kandidatë të favorizuar i Uashingtonit, gjë që mund të jetë një avantazh në shumë pjesë të botës.

Por zoti LaCivita, i cili doli këtë muaj me zotin Berisha në një konferencë shtypi në Shqipëri, tha se nuk do t’i drejtohej administratës Trump në emër të zotit Berisha apo partisë së tij.

“Unë nuk loboj,” tha zoti LaCivita. “Unë bëj fushata dhe kjo është ajo që po bëj – shumë e drejtpërdrejtë.”

Pasi zoti Trump u zgjodh në nëntor, zoti LaCivita u përfshi në një sërë sipërmarrjesh. Ai pranoi një pozicion në bordin e këshilltarëve të firmës së marrëdhënieve qeveritare Michael Best Strategies, e cila lobon për klientët e korporatave duke përfshirë T-Mobile dhe kompaninë e kriptomonedhës Ripple Labs, megjithëse ai nuk u regjistrua si lobist aty.

Z. LaCivita iu bashkua gjithashtu organizmit këshillues global të shkëmbimit të kriptomonedhave Coinbase. Dhe ai u bashkua me konsulentë të tjerë të lidhur me Trump, duke përfshirë Paul Manafort, i cili shërbeu si kryetar i fushatës së zotit Trump në vitin 2016, për të ofruar shërbime konsulence politike për politikanë të ekstremit të djathtë në mbarë botën.

Z. LaCivita nuk rrëfeu nëse konsulentë të tjerë janë përfshirë në punën në Shqipëri dhe disa prej tyre nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Ai gjithashtu nuk tha nëse kishte nënshkruar për ndonjë klient tjetër të huaj, por pranoi se kishte udhëtuar shumë.

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit