Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se institucionet e reja të drejtësisë janë të kapura që pa u krijuar, nga kryeministri Edi Rama për të cilat argumentoi duke përdorur faktin se në korridoret e gjykatave nuk sheh më njerëz që denoncojnë çështjet e tyre pasi nuk besojnë në to.
Goxhaj përmendi emrat e tre drejtuesve më të lartë të institucioneve të drejtësisë ku përmendi edhe pozicionet që kanë mbajtur në fondacionin e Sorosit.
“Gent Ibrahimi drejtor i Soros, kryetari i KLGJ, Naureda Llagami ish-drejtoreshë e Soros për çështjet juridike, Artur Metani ish-koordinator i Sorosit. Kjo është një drejtësi e Sorosit, po të mos egzistonte Sorosi as Edi Rama, as Lul Basha as LSI-ja nuk do të egzistonin”, tha Goxhaj në studion e lajmeve të Fax News gjatë një interviste me gazetaren Xhilda Konda.
“Mjafton të shikosh se për 20 vjet nuk përfundojnë dosjet në Gjykatën e Lartë për të kuptuar se cfarë drejtësie është themeluar. Zgjidhja mendoj se është tek zgjedhjet që do të mbahen besoj brenda viti 2020 sepse kështu në fakt e duan edhe Luli edhe Rama. Ne do të themelojmë lëvizjen tonë dhe do të futemi në zgjedhje. Ne hyjmë me një platformë për të krijuar një qeveri teknike për të bërë një reformë kushtetuese, reformë territoriale dhe reformë për themelimin e drejtësisë së re. Ne kemi disa institucione shumë të rëndësishme që merren me drejtësinë. Ne besojmë se përzgjedhja e anëtarëve të GJK, GJL, KLGJ, ILD ku hidhet në erë gjithë skema e vettingut dhe kontrolli i gjyqtarëve, pasi çdo dokument që paraqitet në vetting miratohet dhe vendoset nga qeveria.
Rama foli për kontrollin e pasurive për ata që nuk e justifikojnë, po shtëpia e Edi Ramës në Surrel është identifikuar ndonjëherë? Ku i mori gjithë ato para? Por kush do ta hetojë? Sot asnjë gjykatës as prokuror nuk është i pavarur nga kryeministri, sepse i ka gjetur kryeministri. Zgjidhja do të vijë kur anëtarët e rinjë të drejtësisë të zgjidhen në mënyrë të pavarur. Ne besojmë se si drejtuesit e Prokurorisë, si SPAK-ut, si BKH-së do ishte mirë që të kërkojmë asistencë nga FBI dhe të përzgjidhte gjithë ata që kanë kapacitet profesional brenda dhe jashtë vendit, pastaj këta zgjedhin njëri-tjetrin. Mjafton një asistencë një mujore e Gjykatës së Lartë amerikane për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës së Lartë në Shqipëri e kështu me radhë në përzgjedhjen e gjithë anëtarëve dhe drejtuesve të drejtësisë. Jo se do të zgjidhen shenjtor, por të paktën këta nuk do të jenë në shërbim te klasës politike shqiptare. Shqipëria ka shkuar në një pikë të tmerrshme nga mënyra se si ka ndërhyrë Soros”, tha Goxhaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)