Kreu i opozitës Lulzim Basha reagon për seancën e sotme plenare, ku u miratua emërim-shkarkimi i ministrave të qeverisë.
Sipas Bashës, kjo seancë dëshmon në njëfarë mënyre kontrollin që ushtron krimi mbi institucionin e parlamentit por edhe mbi qeverisjen.
Seanca e sotme dëshmoi kontrollin që ka krimi mbi parlamentin dhe qeverisjen. Edhe kur, për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koalicionit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rrjesht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendshme.
Tani edhe marrëdhëniet e koalicionit qeverisës i kontrollon dhe i vendos krimi i organizuar. Shteti ka rënë. Radhën tani e kanë zgjedhjet, procesi i fundit politik që synon të kontrollojë krimi i organizuar. Por kjo nuk do të ndodhë: populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë. #NgrihemiBashke#ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe”, shkruan Basha. (D.D/Shuplaka)