13:56 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Dreka me Kotzias, Bushati nga New York-u: Greqia nuk ka interes të bëhet pengesë për integrimin

18:24 | 21/09/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dreka me Kotzias, Bushati nga New York-u: Greqia nuk ka interes të bëhet pengesë për integrimin

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, gjatë vizitës së tij në New York, ka folur për perspektivën e Shqipërisë dhe të rajonit për integrimin në BE, por edhe për marrëdhënien e vendit tonë me shtetin fqinj Greqinë.

“Në 4 vitet që shkuan janë bërë disa hapa, politika e hapave të vegjël që do i shërbente marrëdhënieve, janë bërë hapa konkretë përpara si për marrëveshjen për toponimet apo çështje të tjera të ndjeshme për qytetarët tanë. Kemi ngritur një mekanizëm komunikimi në nivel zv.ministrash. Kemi arritur në një moment përcaktues, ku bashkë me homologun Kotzias do të ulemi në një tavolinë ekspertësh për të trajtuar ato çështje që meritojnë zgjidhje gjithmonë të bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Nga dreka e djeshme që pata me Kotzias ka një disponibilitet edhe nga ana e Greqisë për t’u përfshirë në këtë proces.

Konstatoj se ka një disponibilitet edhe nga ana e Greqisë për t’u përfshirë në këtë proces. Nuk besoj se është në interesin e Greqisë për të vendosur kryqëzime ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë. Ne jemi të interesuar për një marrëdhënie që respekton frymën europiane për të dy palët. Kemi rënë dakord për një marrëveshje me synim për të përshpejtuar zgjidhjen për një pjesë të problematikave që e mbajnë ende larg Greqinë dhe Shqipërinë.

Ballkani Perëndimor është në një situatë më të stabilizuar por është përballë sfidave edhe më të mëdha.

Bashkëpunimi rajonal dhe hapat e marra në këtë drejtim janë me rëndësi të veçantë. Edhe fjalimi i fundit I presidentit të Komisionit Europian Juncer është nnjë reflektim i programit të tij, ku zgjedhimi i Europës në ballkanin perëndimor është një strategji.

E para duhet ta pranojmë që Shqipëria është një ndër vendet kyçe në hapësirën e Ballkanit perëndimor, për shkak të pjesëmarrjes tonë në NATO, daljes në detin Mesdhe, dhe është orientuese për gjithë rajonin tonë për perspektivën e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Ende ka barriera që i pengojnë vendet e rajonit për të çliruar ato energji pozitive që do duhej të çlironin. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: ditmir bushatigreqia
Pas

LAJM I FUNDIT/ Sekuestrohen apartament, dyqan dhe llogari bankare në Tiranë (DETAJET)

Para

Klaudia Pepa përlot Albi Nakon, si e quan balerina atë (VIDEO)

Para
Klaudia Pepa përlot Albi Nakon, si e quan balerina atë (VIDEO)

Klaudia Pepa përlot Albi Nakon, si e quan balerina atë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bloomberg: Trump kërkesë shteteve të Ballkanit t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga SHBA

“Ky parlament ka mbaruar”, Izraeli drejt zgjedhjeve të parakohshme

Vodhi paratë në kishat e fshatit/ shpallet në kërkim 21 vjeçari

Largohet drejtori i Kadastrës së Vlorës, Erjon Galanxhi qëndroi vetëm tre muaj në detyrë

Dy ditë para ndeshjes me Serbinë, sulmuesi i Shqipërisë dërgohet në spital

KAS merr vendimin, vendos rinumërim të plotë të votave në Tiranë

Incizoi fshehurazi mjetet e Policisë dhe zbuloi identitetin e zyrtarit të AKI-së, dënohet me 5 vite burgim agjenti i BIA-s në Kosovë

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri, BE të veprojë për të ndalur regresin në rrugën drejt integrimit

Mblidhen në Shqipëri kryetarët e Gjykatave të Larta të Europës Qendrore dhe Lindore! Të pranishëm edhe gjyqtarë nga SHBA

“Gjë të mençur nuk do thuash”/ Spiropali përplaset me Nokën, demokrati bllokon foltore, kryeparlamentarja e përjashton nga seanca

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.