Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë mëngjesin e së hënës drejt Parisit për t’u takuar me presidentin e Francës Emmanuel Macron.
Mësohet se rreth ores 13:20 Kryeministri Shqiptar dhe Presidenti Francez do të drekojnë së bashku.
Ende nuk ka një axhendë zyrtare nga zyra e kryeministrit.
Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018.
Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre. Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë në Maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin.