Lojtari i Manchesterit, Anthony Martial, ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen mes Manchesterit dhe Realit të Madridit të luajtur në Kaliforni.
Megjithatë moment që ia vlen të veçohet më së shumti është ai i shënimit të golit të parë nga Manchester ku Martial me një driblim fantastik nxjerr të gjithë mbrojtjen e Realit jashtë loje dhe pason topin tek Lingard i cili nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë.
Ndeshja përfundoi barazim dhe u deshën penalltitë për të përcaktuar fituesin. Nga pika e bardhë fitun anglezët 1:2. (B.H/Shuplaka)