Ardhja në jetë e një fëmije është lajmi më i bukur dhe më i veçantë për një familje. Shumë nga personazhet e njohur mundohen që jetën e tyre private ta mbajnë të fshehtë dhe sidomos larg vëmendjes së mediave.
Por së fundmi është zbuluar një ‘e fshehtë’ shumë e bukur. Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” kanë treguar se bashkëshortja e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, është shtatzënë dhe në javët e fundit të saj.
Familja Tahiri së shpejti do të rritet me djalin e dytë që do të sjellë në jetë Fatlinda Berisha. Edhe pse janë munduar ta mbajnë të fshehtë për një kohë të gjatë dhe bashkëshortja e ish-ministrit nuk ka dalë shpesh në fokusin e kamerave, ky lajm i bukur s’kishte se si të shpëtonte për mediat.
Nëna e një djaloshi të quajtur Drin, tashmë në javët e fundit të shtatzënisë, do të sjellë në jetë vogëlushin e dytë në familjen Tahiri.
Kujtojmë se familja Tahiri ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të hetimeve ndaj ish-ministrit, ku akuzohet për trafik droge dhe grup të strukturuar familjat. Gjatë gjithë kësaj kohe Tahiri ka vendosur ta mbaj larg vëmendjen nga familja e tij e ngushtë, duke thënë se ata e vuajnë më së shumti shpifjen dhe baltën e hedhur në drejtim të tij.