Një banesë është grábitur mbrëmjen e kaluar në Zall-Herr të Tiranës ndërsa kryefamiljarja Drita Hysa ka folur për mediat në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Ajo tregoi se grábitësit e maskuar dhe të armátosur kanë marrë para, celularë dhe karta identiteti e pasaporta.
Sipas saj ka qenë vajza e vogël që e ka marrë në telefon policinë.
“Dal këtu në derë unë shikoj ata me maska, na lidhën me duar pas erdhën këtu, na shtrinë në tokë dhe bërtisnin ‘mos lëvizni, pòlicia, pòlicia’. Na kanë marrë telefona dhe lekët çfarë kanë gjetur. I vendosën ngjitëse në gojë burrit, bërtiste. Nuk kam dyshime se kush mund të ketë qenë. Burri punon në ndërtim privat, ne në shtëpi, kanë marrë karta identiteti dhe libreza. Është, njoftuar Pòlicia dhe kanë mbërritur. Unë jam Drita Hysa, dhe bashkëshorti Bashkim Zaja”, tha zonja e shtëpisë.
(f.gj/faxweb.al)