03:42 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dritan Broka hedh poshtë deklaratën e Petro Koçit: Nuk u arrit asnjë marrëveshje, PS sjellje jo korrekte

15:49 | 25/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dritan Broka hedh poshtë deklaratën e Petro Koçit: Nuk u arrit asnjë marrëveshje, PS sjellje jo korrekte

Partia “Forca Rinia” e cila ka qenë e pranishme në tryezën e djeshme që kreu i PS-së, Edi Rama, zhvilloi me partitë aleate, hedh poshtë deklaratat e Petro Koçit, Idajet Beqirit dhe Gjergji Kojas, për arritje marrëveshje në atë tryezë.

Duke e cilësuar sjelljen e Partisë Socialiste si jo korrekte, kreu i FRA-së, Dritan Broka, shprehet se PS nuk iu përmbajt asnjë pike të marrëveshjes së mëparshme, ndërkohë që Rama u kërkon ndihmë aleatëve pasi i trembet rezultatit të ulët në këto zgjedhje.

“Theksojmë që nuk u arrit asnjë marrëveshje në atë tryezë, sikurse pretendojnë në një deklaratë për mediat z.Petro Koçi, z. Idajet Beqiri dhe z. Gjegji Koja, hedhim poshtë deklaratat e tyre. “Forca Rinia” vlerëson si jo korrekte sjelljet e Partisë Socialiste.

Ne vlerësojmë se Partia Socialiste nuk i është përmbajtur asnjë pike të marrëveshjeve të mëparshme, Partia Socialiste kërkon ndihmën e aleatëve vetëm atëherë kur janë në vështirësi dhe më pas hedhin poshtë aleatët. Pikërisht kësaj here Edi Rama i kërkoi ndihmë aleatëve sepse i trembet rezultatit të ulët në këto zgjedhje.

Kështu që për arsyet e mësipërme por edhe mospasjen e hapësirave për implementimin e idealeve e parimeve tona, “Forca Rinia” NUK i bashkohet Partisë Socialiste në zgjedhje. Disa nga parimet e përbashkëta që më parë çuan në realizimin e marrëveshjes politike midis “Forca Rinia” dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale, parime të cilat u premtuan dhe më pas nuk u realizuan nga Socialistët janë: Ndalimi i importit të plehrave( i realizuar dhe më pas i kthyer prapa) , ndalimi i koncesioneve dhe rishikimi i kontratave aktuale koncesionare, mos rritja e taksave, mbështetja e rinisë dhe punësimi i tyre.”, bën me dije partia “Forca Rinia” (FRA).

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Dritan Brokamarreveshjepartia socialistereagim
Pas

Negocioi për marrëveshjen Rama-Basha, reagon për herë të pare Hoyt Brian Yee

Para

Dënuar në Kosovë me 3 vite burg, arrestohet i riu durrsak

Para
Transportonte 43 kg kanabis, arrestohet në Lushnjë trafikanti nga Vlora

Dënuar në Kosovë me 3 vite burg, arrestohet i riu durrsak

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.