Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 efektivëve të policisë më 7 gusht të vitit 2009, ka lënë sot qelinë e burgut të Peqinit për të marrë pjesë në funeralin e të ëmës në Tufinë. Nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar me dhjetëra forca policie e forcat RENEA, Dritan Dajti iu bashkua për disa orë të afërmve të tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ëmës.
I lidhur me pranga me efektivë të policisë, të cilët ishin të veshur me jelekë antiplumb, Dajti i veshur me të zeza dhe me syze siç shihet edhe në këtë video ekskluzive të siguruara nga gazetarja e Report Tv Keti Banushi.
Më pas, Dajti u kthye në ambientet e burgut të Peqinit ku vuan dënimin, një dënim ende i diskutueshëm dhe në proces gjyqësor, pasi dënimi me 25 vite burg ka përfunduar, ndërkohë që Dajti e cilëson të paligjshëm vendimin për burgim të përjetshëm.
Discussion about this post