02:20 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dritan Hila: Hiqini ministrat teknikë se u bënë gazi i botës

19:48 | 14/07/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Analisti Hila nxjerr përfundime dhe bën disa parashikime për Edi Ramën për 4 vitet që vijnë: Nuk do të ikë për shkak të ekonomisë që nuk ecën, shqiptarët parapëlqejnë të ikin vetë

Gjatë këtyre ditëve, në media është diskutuar shumë për faktin se kur do largohen nga detyra ministrat teknikë të zgjedhur nga PD, pas marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës.

Analisti Dritan Hila kërkon largimin e tyre të menjëhershëm, pasi sipas tij, ata u bënë “gazi i botës”.

“Hiqini ministrat teknike se u bene gazi i botes. Mire vote qe nuk ruajten por te mos behen sebep qe Rama ti beje lolo perdite.”, reagon Hila.

Situata politike paraqitet mjaft e tensionuar, mbi të gjitha edhe për ministrat teknikë. Gjatë ditës së sotme qarkulloi një lajm se me urdhër të Ramës njësitë e Antikorrupsionit kanë zbarkuar në zyrat e ministrisë së Arsimit, për të hetuar ministren Mirela Karabina, ndërkohë që kjo e fundit i ka mohuar këto zëra.

Kujtojmë se pak kkohë më parë, zëvendëskryeministrja Mandia ka deklaruar se është në dëshirën e gjithë secilit që pas përfundimit të zgjedhjeve, të qëndrojnë ose të largohen.

“Në kuptim të Kushtetutës, ministrat janë në detyrë deri në krijimin e qeverisë së re. Vetë VKM 473 përcakton se Task-Forca do të ushtrojë funksionet e saj deri në mbyllje të procesit zgjedhor. Misioni i ministrave teknikë vazhdon edhe pas datës 25 apo 26 qershor, deri në finalizim të procesit zgjedhor dhe shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Pas kësaj është në dëshirën e secilit nëse qëndron apo ikën sepse, sipas Kushtetutës, e thashë ministri qëndron deri në ardhjen e qeverisë së re”, thotë Mandia.

Mirëpo kujtojmë se kryeministri Rama, javën e kaluar është shprehur se po pret që ministrat teknikë të PD-së të largohen vetë.

“Unë nuk premtoj se do i shkarkoj, kam thënë se do largohen pas zgjedhjeve dhe besoj se kjo do të ndodhë përpara se të ndodhemi në kushtet kur duhet të gjejmë një rol tjetër. Emërimi i tyre ishte i nevojshëm ashtu siç shkuan gjërat, në kushte të vështira për të lehtësuar barrën e tensionit dhe paranojës që ka çdo opozitë kur hyn në një fushatë të vështirë. Mendoj se është e paarsyeshme për të gjithë, jo thjesht nga këndvështrimi im. I jepen edhe pak ditë për inerci pas zgjedhjeve, edhe kjo është e kuptueshme.

Unë nuk mund ta gjykoj, s’jam gjykatësi i performancës së ministrve teknikë. E kam thënë se nga ai moment nuk do përfshihesha më në atë proces dhe fitova lirinë për të bërë fushatën pa patur nevojë të kujdesem për procesin.”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Dritan Hila
Pas

Të shpallur në kërkim për vjedhje banke dhe dhunë në familje, arrestohen nga policia dy persona

Para

LSI kallëzon penalisht komisionerët në Bulqizë, Spahiu: Kanë shtuar 70 vota për PS, PD dhe PDIU

Para
Shtyrja e zgjedhjeve, Përparim Spahiu: Jo më larg se 16 korriku

LSI kallëzon penalisht komisionerët në Bulqizë, Spahiu: Kanë shtuar 70 vota për PS, PD dhe PDIU

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.