Analisti Dritan Hila ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë që ka qarkulluar ditën e sotme në media, vdekjen e 16-vjeçares Blerta Pepa dhe mjekun Tefik Zhurda, i cili flitet se tentoi të vriste veten pas vdekjes së adoleshentes, ndërkohë që flitet edhe se ka pësuar infarkt.
Në reagimin e tij të shkurtër, duke i dalë në mbrojtje mjekut, ai shprehet se nuk mund të cilësohet kriminel apo lekist një mjek që pëson infarkt, duke akuzuar vetëveten për vdekjen e dikujt.
Ai kërkon nga opinioni publik që të kërkohet llogari tek shteti, për mungesën e rregullave, për pagat e ulëta të mjekëve që detyrohen të punojnë dy e tre punë për të kompensuar jetesën e tyre.
Reagimi i Dritan Hilës:
Nje njeri qe peson infarkt ne çastin qe mendon se veprimi i tij ka shkaktuar vdekjen e dikujt, vetem kriminel dhe lekist nuk eshte.
Shikoni sistemin. Shikoni pagesat mizerabel te mjekeve qe i detyrojne te punojne nga dy e tre pune per te kompensuar jetesen.
Kerkojani shtetit t’i paguaje mjeket. Detyroni shtetin te vendose rregulla dhe te forcoje publiken. Kete shpikje te mrekullueshme te njerezimit qe quhet shtet, mos e jepni me koncesion.
(XH.A/SHUPLAKA)