Në një nga vizitat në zonat e përmbytura, kryeministri Rama, siç shihet dhe nga fotoja ka kaluar mbi rrootat e makinave për të mos u bërë me baltë.
Mirëpo përfaqësuesit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Kaba, nuk i ka shpëtuar një detaj, siç thotë ai, kjo është një propagandë e shpifur pasi fotografi që ka target Ramën nuk është në baltë. Kështu kryeministri mund të zgjidhte të kalonte aty dhe jo të ecte mbi rrota.
Me anë të një statusi në Facebook, Kaba e e komenton foton e Ramës dhe thotë se ky është rasti i shitjes së asgjësë, duke e cilësuar kryeministrin si një rrotë që kalon mbi rrota.
POSTIMI I PLOTË:
NJE RROTE, MBI RROTA
VETEM GJENDJEN E JASHTEZAKONSHME TE MOS E SHPALLE
Ky eshte rasti i shitjes se asgjese.
Nje propagande e shpifur.
Rrota kalon mbi rrota dhe nje fotograf nga nje ane dhe tjetri ne anen tjeter nuk jane asnjeri ne balte.
E kuptoni, qe nje rrote nuk ka nevoje te kaloje mbi rrota, por thjesht te shpalle gjendjen e jashtezakonshme.
Por eshte gati te kaloje mbi rrota, nen rrota, te bej cirk, estrade, pantonime, skeç, teater, film, serial vetem te mos paguaje familjet shqiptare per demet. (B.H/Faxweb)