Dritan Kaba ka reaguar pas lajmit që Ambasada e SHBA-së dha për datat kur nis aplikimi për llotarinë amerikane.
Kaba shprehet se lajmi për llotarinë amerikane ka qenë më i klikuari, ndërsa shton se minimum këtë vit do të ketë 400 mijë aplikues.
Kaba komenton shprehjen e ambasadës “aplikoni herët”, që ai e konsideron si një paralajmërim që duhet “të zini radhën”.
Në fakt, vit pas viti, aplikimet për llotarinë amerikane janë shumë të larta në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi.
Ambasada Amerikane shkruante se aplikimet fillojnë më 3 tetor.
KOMENTI I KABËS
LAJMI I LLOTARISE, ME I KLIKUARI
Lajmi me i klikuar eshte njoftimi i ambasades se SHBA per llotarine
Kete vit do behen 400 mije aplikues, minimumi.
Kapakun i vinte shprehja e ambasades se SHBA: “aplikoni heret”, dmth zini rradhen. Nxitoni!
Siç duket shqiptaret jane te frymezuar nga fotoja me diçituren: “Kush eshte tjetri?”. Dhe po zene rradhen te aplikojne per llotarine, qe te jene ata, Tjetri.
Shqiptaret te pashprese per ndryshim!
Deshperimi eshte aq i madh sa mundesine e shohin dhe tek aplikimi i disafishte, qe te kene me shume mundesi per te kapur llotarine. Por edhe per kete ka menduar ambasada qe ne njoftim thote: mos aplikoni me shume se nje here.
Pas largimeve masive nga puna, qe sa po ka nisur, numri i azilkerkuesve dhe llotariberesve do te jete shume me i larte.
Kjo eshte “Rilindja”.
Ne fletet e shperndara kudo, per largim nga puna, kane harruar vetem ta mbyllin me shprehjen:
Suksese ne jete! (D.D/Shuplaka)