Pak pas shkarkimit nga kryeministri Rama të zv/ministrit të Brendshëm Ilir Marku pas një debati me Saimir Tahirin, Dritan Kaba ka shkruar në rrjetet sociale se “Dielli” duke iu referuar Ramës pas spotit të fundit, po mbron Tahirin.
“I preken sejmenin e arave me hashash, reagon “Dielli”, askush te mos e preke taksambledhesin e droges”,-shkruan Kaba në rrjetet sociale.
Ilir Marku u shkarkua për motivacionin e mosndjekjes së etikës në punë dhe mungesës së komunikimit.
Më herët ai pati një debat me Tahirin ku i kishte dërguar një sms për t’i treguar se shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm e kishin kërkuar ndërkombëtarët për drogën.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post