Këshilltari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Dritan Kaba ka reaguar lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama ndaj drejtorëve të Hipotekave për të dhënë dorëheqjen.
Kaba kujton rastin në Ksamil, ku plazhi dhe rrugët u ndotën si pasojë e shpërthimit të një tubacioni të ujërave të zeza. Ai shprehet se deri më tani priste një mbledhje për të mbyturit në det si edhe për ndotjen në Ksamil, mirëpo viktima sipas tij u bënë drejtorët e hipotekave.
“UJI NGA BURIMI RRJEDH KRISTAL SI NE KSAMIL
Prisja nje mbledhje per te mbyturit ne det, plehrat qe kane mbuluar reren ne plazhet publike, aq sa kane ngelur pa ju dhene privateve, ndotjen apokaliptike te Ksamilit, por viktima u bene drejtorat e hipotekave per te harruar viktimen e vertete turizmin dhe qytetaret.
Shfaqe si ne pleniumet e PPSH, ngeli vetem te dilte ndonjeri te thoshte shume mire na e bejne, se partia jone po na shkarkon.
Pa pasur nevoje per kete shfaqe teatrale te shemtuar dhe farse demagogjie do mjaftonte nje shkrese ne disa kopje e Kryeregjistrueses se hipotekes drejtuar te gjithe zyrave te rregjistrimit ne vend.
Aktore te deshtuar, para problemeve reale te qytetareve.
Nga sot sa here qe do duhet per te mbuluar paaftesine, neglizhencen dhe deshtimin populli do ushqehet, tani jo me, me grupe armiqsore por me shkarkime zyrtaresh qe na kane “ndotur” burimin e liderit nga ku rrjedh uji i paster si kristali. Tamam si ne Ksamil.”, reagon Kaba. (D.D/Shuplaka)