Dritan Kaba, këshilltar i Grupit Parlamentar të LSI-së bën sot vërtet një ”sugjerim” mbresëlënës: një lëndë të re në kurrikul ”Si t’i shkruajmë letër liderit fuqiplotë”.
Gjithçka do të qe shumë e besueshme, nëse nuk do dihej konteksti therës i asaj që Rama po bën me militantët në ”show”-t e vetë televizivë, fletërrufetë apo letrat që i vijnë nga fëmijë, që s’dihet si janë bindur për t’i shkruar.
Sugjerimi ironik i KABËS:
”LËNDË E RE NË KURIKULAT E FILLORES
SI T’I SHKRUAJMË LETËR LIDERIT FUQIPLOTË
Rasti “fatlum” i Mikaeles, vajza që i shkroi letër kryeministrit, i ka hapur një vështirësi MInistrisë së Arsimit për të pasuruar kurikulat e shkollës fillore me një lëndë të re:
Si t’i shkruani liderit fuqiplotë e madhështor një letër me kërkesat dhe hallet e familjes tuaj, që ato të zgjidhen.
Janë vënë në rradhë profesorët që do hartojnë tekset e teorisë dhe materialet didaktike praktike.
Në bërjen e teksteve ushtrimore do marrin pjesë edhe pjestarë të devotshëm të fabrikës së faqeve sociale, të cilët janë specializuar në këtë fushë.
Dikur kanë qenë hartimet që bëheshin për partinë, udhëheqësin legjendar, komandantin që e kishte gojën me sheqer e hurma, tani do i dedikohen magjistarit që zgjidh hallet vetëm për ato që dinë t’i prekin telat e zemrës.
Një nga letrat që do merret si etalon do të jetë ajo e Ismail Kadaresë që i drejtohet udhëheqësit të lavdishëm.
Po punohet që së bashku me kërkesat, shkruesit të kenë parasysh edhe demaskimin dhe spiunimin e të afërmve si në rastin shabllon të motrës së Kadaresë.
Letrat duhet të jenë afërsisht në modelin më të përparuar të revolucionit kinez, ku fëmijët demaskonin dhe dënonin prindërit e tyre.
Kjo do jetë edhe reforma e madhe në arsim pas asaj që catrafillosi të rinjtë maturantë vjet.
Nuk na ngelet gjë tjetër veç të urojmë letërshkruesit:
SUKSESE NE JETE!” (V.G/SHUPLAKA)