Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli gjatë një interviste për Fax News është shprehur optimist për sa i përket turizmit në sezonin e verës në Vlorë.
Leli tha se inkurajon bizneset që të përgatiten për sezonin turistik, pasi në muaj e verës për vetë natyrën njerzore do të jenë të detyruar të lëvizin, nëse do të ketë një përmirësim të situatës së COVID-19.
Po ashtu Leli veçon se territori i Vlorës ka një shtrirje të gjerë dhe vije bregdetare të gjatë dhe kjo mund të krijojë mundësi që të zhvillohet turizmi edhe duke ruajtur distancën sociale.
“Ne po punojme sikur sezoni të vijë normalisht. Punonjësit kanë punuar rërën, janë marrë më dezinfektimin e ambienteve në qytet.
Për ta bërë qytetin gati, pavarsisht se e nuk ka vizitorë. Në ato muajit e verës për vetë natyrën njerzore, njerzit do të jenë të detyruar të lëvizin. Shpresoj se situate më virozës të kalojë. Nuk mund të them sot se çfarë do të ndodhë pas një muaj. Është një situatë e paimagjinueshme. E rëndësishme është që të jemi gati që çfarë do që të ndodhë.
Jam natyrë optimiste dhe nuk i shoh gjërat me negativizëm, optimizmi ka vlejtur, jemi në shifra të pranueshme, do doja 0 në Vlorë, por në fund fare jemi në një situatë që pandemia ka përgjunjur turzmin. Unë mbetem me shpresë se muajt e verës do të sjellin turizëm, turizëm të brendshëm.
Për territorin e Vlorës, nëse distancimi social është e vetmja mënyrë për ta parandaluar COVID-19, ruajtja e distancës, territori i Vlorës është me shtrirje të gjerë dhe të madhe dhe kemi mundësi tu ofrojmë turistëve ti akomodojmë duke ruajtur distancë.
Plazhet e virgjëra janë ai atraksioni turistik ofrues për të mos patur grumbullimet masive, që për fat të keq nuk lejohen.
Ne po inkurajojmë bizneset që të vijojnë me përgatitjet e tyre. Ato dy muaj të kemi atë turizmin që duan të rimëkëmbin ekonominë e qytetit.”- tha Leli.