Gjykatën e Posaçme sa i përket rrëmbimit e më tej zhdukjes së Jani Prengës, ngjarje e ndodhur në janar 2020.
Ai ka deklaruar se në fundin e vitit 2019 ka qenë jashtë Shqipërisë, ekzaktësisht ishte në burg në Ekuador, i dënuar për trafik droge.
Rexhepi:
“Në fund të vitit 2019 kam qenë jashtë Shqipërisë. Isha në burg në Ekuador, ku po vuaja një dënim prej 13 vitesh për trafik droge. Ju do më pyesni për çështjen apo do më bëni gjyq moral? Kisha 5 vite e 4 muaj që vuaja dënimin. Kam pasur kontakte me njerëzit jashtë vetëm përmes kabinës së burgut. Në burg kishte plot shqiptarë, dhe kisha afërsi me një person nga Kosova. Akuzohem për trafik droge së bashku me 10 persona të tjerë – në atë kohë ishte i përfshirë edhe një shqiptar, i cili më vonë doli i pafajshëm.”
“Gentian Docaj (i njohur si Funiqi) e kam dëgjuar vetëm në media dhe e kam lexuar në dosje. Emri nuk më thotë asgjë. Avokatja më ka sjellë dokumente nga burgu i Firences, ku thuhet se unë dhe ai nuk kemi qenë në të njëjtin sektor. Nuk kam pasur asnjëherë njohje me Gentian Funiqin.”
“Martin Bleta nuk e kam dëgjuar kurrë, as Korado Gështenja. Nga burgimi nuk kam bërë asnjëherë bashkëpunim për të dhënë para lidhur me trafikun e drogës.”
“Në fund të vitit 2019 nuk kisha asnjë informacion për vjedhjen e një sasie droge në portin e Portsmouth në Londër. E mësova vetëm nga mediat shqiptare. Kam dëgjuar nga familjarët e mi se në Shqipëri akuzohesha për diçka që kishte ndodhur në vend, ndërkohë që unë ndodhesha në burg jashtë shtetit.”