Dritan Sallaku, shef i Programit te Studimit në Universitete ka komentur situatën në Arsimin e Lartë me nisjen e vitit të ri shkollor. I pyetur nëse 83 mijë studentë është një shifër e ulët për këtë vit të ri shkollor, Sallaku theksoi se në duke pasur parasysh kapacitetet e universiteteve në vendin tonë, është vërtet një shifër e kënaqshme. Shefi i Programit të Studimeve në Universitete u ndal edhe te degët në arsimin e lartë që i konsideron prioritare, duke theksuar se ekonomia, agrobiznesi dhe teknologjia janë më të rëndësishmet.
Sallaku tha se nota mesatare është rritur në nivele të kënaqshme e favorizuar nga masat e qeverisë për një zhvillim cilësor të arsimit.
“E parë në raport me kapacitetet e deklaruara nga institucionet e arsmit të lartë për kuotat e regjistrimit është një shifër e kënaqshme. Koncepti i degëve të mbyllura nuk kemi të dejtë ta komentojmë duke pasur parasysh afatin e regjistrimit. Ka një zonë që është brenda zhvillimeve, unë mund ta konsideroja si një zhvillim normal për sa i përket kompeticioneve për arsimin e lartë. Në qendër të diskursit publik unë mendoj që do të mbetet cilësia dhe mbështetja e projekteve të konsideruara prioritare. Siç janë degët e ekonomisë agrobiznesit dhe teknologjisë. Programet e studimit në fushën e ekonomisë janë më të kërkuara. Kjo ka ndikuar që të kemi këtë fushë itensive në bazën e kapacitetet, duhet theksuar se nota mesatare e studentëve është shumë e mirë e favorizuar nga masat që mori qeveria, për zhvillimin cilësor të arsimit”, u shpreh Sallaku.
Shefi i Programit të Studimit në Universitete komentoi edhe mungesën e 230 studentëve në shkolla. Për të kjo mungesë duhet parë nga një sërë faktorësh deri te ai sociologjik. Sallaku theksoi edhe kontributin që japin universitetet për të ndihmuar studentët në vështirësi ekonomike për të ndjekur vitin shkollor, duke përmendur edhe bursat.
“Faktorët mund të jenë shumë lloj, mund të jenë sociologjik. Duhet t’i lexojmë këto sinjale si modesti. Mund të jenë disa nga faktorët pse ka më shumë pikë dega dhe pse ka më pak. Ajo që do doja të nënvizoja është se do përshëndesja konkurrencën që zhvillon institucioni. Ka vend për analiza për të parë dhe për të drejtuar studimin ndaj tyre. Duhet të konsolidohen me ata programe që kanë ofertë më të mirë, në konktekstin rajonal dhe kërkesë –ofertë. Për vetë studentët janë edhe kostot. Tarifat e shkollimit po të vësh re brenda dy viteve do përcaktohet niveli standart.
Duhet të mbajmë parasysh që institucionet e arsimit të lartë kanë të drejtë ta përcaktojnë në bazë të studentëve që kanë. Ka edhe instrumenta të tjerë që mbështesin studentët e ekselencës, për të përfituar bursa. Ju mundësohet për të vazhduar programet e studimit.
Ne kemi deklaruar fushat prioritare për zhvillimin e këtyre fushave. Do doja të veçoja edhe programin profesional. Çdo program ndërtohet duke studiuar tregun. Këtë vit kemi një shifër goxha për t’u përshëndetur. Janë më shumë se 50 programe të ofertuara ekonomike. Mendoj që mund të jetë i diskutueshëm dhe në fokusin e arsimit të lartë. Këshillimi i karrierës fillon që në sistemin parauniversitar. Kjo nxit komunikimin e vazhdueshëm të universitetit me shkollat e mesme. Raporti i punimeve të bursave është në rezultatit e të gjithë kontigjentit të studentëve që kërkojnë bursa”, theksoi ai.
(J.D/Faxweb.al)