Eksperti e ekonomisë Dritan Shano në një lidhe “skype” në Fax News duke folur për gjendjen e ekonomisë pas pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, rreshtoi edhe sektorët më të prekur nga kjo situatë.
“Sektori i parë që ka humbur kontrata dhe aftësinë për të krijuar punësim është sektori i fasonerisë. Në atë sektor kontratat ecin. Duhet të ishin nënshkruar kontratat e dimrit në këtë periudhë.
Ajo që do të preket tjetër është sektori i turizmit. Është gjëja më e vështirë të ‘shesësh’ Shqipërinë domethën të sjellësh turistë të huaj në Shqipëri. Kjo industri është e detyruar që ti kthejë parët mbrapsht paratë e rezervimeve.
Viti 2020 është krejtësisht i mbaruar. Sipas qeverisë turizmi ka qenë një nga motrët kryesore të ekonimiës dhe për mendimin tim është fikur plotësisht.”- tha Shano.
Si e shihni ecurinë e ekonimisë në planet afatmesëm dhe aftagjatë?
Insistoj që ekonomia shqiptare është në nivel feudal dhe mesjetar. Kjo ka të këqijat e veta, pra cilësia e jetësës është e vogël, por ka edhe të mirat e veta sepse mund të korrigjohet shpejt, është e vogël dhe mund të korigjohet.
Ne kemi nevojë për një ristrukturim të thellë në tre sektorë. Në sektorin e Bujqësisë, ta kalosh nga bujqësi mesjetare në agro bujqësi. Është sektori i turzimit, duhet të marrë një formë dhe një ofertë që konkuron fort me të gjitha vendet e Mesdheut. Shvillimi teknologjik është sektori i tretë, ky është invetimi i vetëm që mund të bëjmë për të ardhmen e Shqipëri.