Dritan Ylli, kandidati i LSI-së për Shkodrën deklaron se zgjedhjet pa opozitën janë absurd dhe se PS dhe LSI kanë frikë nga vota e lirë. Madje sipas tij, kjo mungesë e gjetjes së një zgjidhjeje mund të jetë edhe një frikë nga rritja e LSI-së. Këto deklarata, Ylli i ka bërë i ftuar në intervistën e mbrëmjes në “Ora News”.
“Është absurde për secilin prej qytetarëve të këtij vendi që jeton në 27 vite pluralizëm. Nuk është aspak e këndshme të dëgjoj dhe të shkojë në zgjedhje pa opozitën. Fakti që nuk po gjendet një zgjidhje për të bërë zgjedhje me standard. Fakti që ka një lloj frike nga vota e lirë ndoshta. Të dyja palët, mbase kjo është edhe një frikë nga rritja e LSI.”, shprehet Ylli. (D.D/Shuplaka)