Festat e fundvitit ndezin dritat zyrtarisht edhe në Lushnje.
Dhjetëra fëmijë ishin të pranishëm në shesh, për të parë nga afër ndezjen e dritave të pemës dhe për të bërë foto.
Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa uroi qytetaret për festa të gëzuara ndërsa theksoi se tashmë është kthyer në traditë 6-të dhjetori, ndezja e dritave të Pemës së festave.
Këtë vit bashkia e Lushnjes ka ruajtur pothuajse dekorin e një viti më parë, duke vendosur drita në të njëjtat zona. Ndërsa bizneset kanë zbukuruar ambientet e tyre privatisht.