Bashkimi Europian do ta jap vendimin përfundimatrë në qershor nëse në Kosovë do të liberalizohen vizat si dhe për vazhdimin e mëtejëshëm në procesin e integrimit europian.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi ditën e sotme gjatë një interviste se Kosova do të presim lajmin e madh dhe gjithashtu njoftoi se do të takohet me përfaqësuesit e BE-së brenda 10 ditëve të ardhshme.
“Në 10 ditë që po vijmë ne kemi paraparë një takim me përfaqësuesit e BE dhe me iu kthy agjendës Evropiane. Në qershor vjen lajmi i madh, por nuk përfundon aty, e pas kësaj duhet me u fokusi në punët nacionale.’’
Kryeministri nuk ka nguruar për të kërkuar edhe ndihmën e arstistëve, sportitisëve dhe çdo personaliteti të vyer, që të japë kontributin e tij për këtë proces.
Siç dihet Bashkimi Europian prioritet të parë ka luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, diçka për të cilën deri më tani Kosova nuk e ka luftuar me sukses.
Por kujtojmë që ka plotësuar një kriter të kërkuar nga BE-ja, siç ishte demarkacionit me Malin e Zi.
(E.V/Faxweb.al)