12:43 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Dritë jeshile për Aldo Baren, Gjykata Kushtetuese shfuqizon dënimin me burgim të përjetshëm

19:14 | 07/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dritë jeshile për Aldo Baren, Gjykata Kushtetuese shfuqizon dënimin me burgim të përjetshëm

Aldo Bare, i cili ishte i dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm tashmë i është dhënë një dritë jeshile. Gjykata Kushtetuese i ka  dhënë mundësinë të shpresojë sërish për lirinë. 

Me një vendim unanim 7:0, gjykata ka vendosur të shfuqizojë vendimin me burgim të përjetshëm. Aldo Bare njihet për pjesëmarrjen dhe drejtimin të një prej bandave më famëkeqe në vend. Mësohet se dosja penale ndaj Bares u gjet me shkelje të rënda procedurale e për këtë arsye, u vendos të kthehej për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Po kështu vendimi i arsyetuar i Gjykatës ende nuk është publikuar në faqen zyrtare, ndaj nuk janë të qarta argumentet ku janë bazuar anëtarët e saj për t’i dhënë një tjetër shans kapobandës së Lushnjës.

Aldo Bare, është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje të kryera në Lushnje, nga banda e famshme e  këtij qyteti nga viti 1997 e në vazhdim.

Aldo Bare, ish-oficer i forcave speciale pas vrasjes së vëllait të tij Ramadan Shkurti morri një rrugë tjetër. 

Ai vendosi të hakmerrej dhe krijoi një bandë kriminale që terrorizoi vendin për një periudhë.
Aldo Bares qëndroi për disa vite në arrati dhe  renditej në listën e të shumëkërkuarve.

Në 2006, ai u arrestua në Turqi për t’u ekstraduar më pas drejt Shqipërisë tri vite me vonë. Pas një beteje të gjatë gjyqësore, Aldo Bare, që më herët quhej Alfred Shkurti, u dënua përjetësisht.

Akuzat që rëndojnë mbi Aldo Baren:
Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” në bashkëpunim, kundër shtetasit Genci Kashari e Artur Daja.
“Vrasje me paramendim” në dëm të shtetasit Xhevat Demiri.
“vrasje me paramendim” në dem të shtetasit Nimet Zeneli.
“Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Gramoz Selmani.
“Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Masar Aliu.
“Vrasje me paramendim” në dëm të shtetasit Masar Aliu.
“Prodhim dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”.
“Shkatërrim i pronës me zjarr”.
“Krijim të organizatës kriminale”. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

Pas

Rrëfehet Basha: Nuk pata kohë të uroj mamanë këtë 7 mars!

Para

Debat me qytetarët në rrjetet sociale, Rama: Këtu jam dhe këtu do jem…

Para
Pas një muaji mungesë Rama kthehet në Kuvend, thotë ”dua ta nis me faktet”, vijon me fushatë

Debat me qytetarët në rrjetet sociale, Rama: Këtu jam dhe këtu do jem…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet për çështjen. Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Mes tensioneve politike, mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Operacioni “Enigma” ku u vu në pranga Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë! Nën masa të larta sigurie, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

Shkodër/Kapet 31-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vepra penale, dyshohet se është përfshirë në një konflikt për parkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.