08:46 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dritëhijet/ 5 milionë euro brenda ‘’Toyota Yaris’’, çuditërisht asnjë reagim nga politika shqiptare

07:56 | 25/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pretendimi i PD-së për survejimin e Bashës, reagon Rama: Le të qeshim me Lulëzimin…

Pasditja e së dielës, ishte shumë e vrullshme në portin e Durrësit, teksa u sinjalizuar për një ‘’Toyota Yaris’’ të mbushur me miliona euro.

Gjithçka do të ishte një surprizë nëse një fakt të tillë nuk do ta kishte përmendur të enjten e shkuar në Kuvend kreu i PD-së Lulzim Basha, teksa replikonte me Ballën që shkrihej gazit.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e PD-së, përveç një postimi në Facebook të deputetit Ervin Salianji, që më shumë sesa me orgjinën, po merrej me procedurën e numërimit të eurove.

Po ashtu heshtje totale është dhe në anën tjetër, të qeverisë, e cila duket se e ka lënë gjithçka për tu zbardhur nga ana e organeve të hetimit. E megjithatë, fakti që Lulzim Basha e kishte informacionin përpara se makina të vinte në port, shton edhe më shumë dyshimet rreth kësaj ngjarjeje.

Është vërtet e çuditshme, duke ditur lehtësinë me të cilën shprehen politikanët tanë, që në këtë rast kanë zgjedhur të gjithë njëzëri që të heshtin.

Po ashtu mbetet mister nëse ky operacion i finalizuar në Durrës ka qenë një aksion vetëm i policisë shqiptare, apo indicia është dhënë nga agjensitë e huaja.

Mësohet se personi që ka porositur makinat nga jashtë ende nuk është identifikuar, ndërsa në rrugë jozyrtare mësohet se  janë arrestuar 3 persona, dy shoferët dhe administratori i kompanisë që transportoi makinat. Shoferët janë Klevi Cani 21 –vjeç dhe Agim Ceka 61-vjeç, ndërsa administratori është Edi Lika.

Dje pak para mesnate burime për ‘’Fax NeWs” nga grupi hetimor bënë me dije se ishte prishur dhe paisja e numërimit të eurove, dhe ende nuk ka një të dhënë zyrtare lidhur me shifrën që është kapur.

Gjatë ditës së sotme pritet që të ketë detaje nga ana e Policisë lidhur me këtë ngjarje që shtron shumë dritëhije.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Gjest i jashtëzakonshëm në mbështetje të djemve shqiptarë, gazetari bën shqiponjën. Thirrja që ka ‘’Blick”

Para

I kujtoi rrogën, Mirush Kabashi refuzon të merret me Hervin Çulin: Mos ma ul kaq poshtë bisedën!

Para
I kujtoi rrogën, Mirush Kabashi refuzon të merret me Hervin Çulin: Mos ma ul kaq poshtë bisedën!

I kujtoi rrogën, Mirush Kabashi refuzon të merret me Hervin Çulin: Mos ma ul kaq poshtë bisedën!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacion i papritur në Fier, ish-zyrtarja e lartë mes të ndaluarve

Shpërthim në Tiranë në orët e para të mëngjesit, dëmtohen disa automjete

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 322 milionë dollarë për Ukrainën

BE-ja dhe Japonia bien dakord të punojnë së bashku për të promovuar tregtinë e lirë dhe sigurinë ekonomike

Izraeli dhe Ukraina njoftojnë ‘dialog’ për t’iu kundërvënë Iranit

3 të vrarë dhe 1 i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Irlandën e Veriut

Lezhë/ Aksident i rëndë pranë Fishtës, automjeti përplaset me një trailer. 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.