11:19 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dritëhijet e fjalimit të Bushatit, si një këmbanë për një parti që mund të shkojë për bronz

18:20 | 04/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Dritëhijet e fjalimit të Bushatit, si një këmbanë për një parti që mund të shkojë për bronz

“Duke dalë nga Parlamenti, unë jam i bindur se opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe kapitullimi, por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë. Kjo nuk mund të na bëjë ne të shpenzojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës“.

Në mesin e fjalimit të tij të djeshëm në Kuvend (lexo këtu) teksa diskutohej ngritja e Komisionit të Posaçëm Zgjedhor, ish-ministri Ditmir Bushati ndërroi kursin e shigjetimit të tij nga opozita tek mazhoranca duke targetuar me mjaft finesë kryeministrin Rama.

Pas muajve të lodhshëm për këtë të fundit me protestat e studentëve, artistëve, fermerëve, izolimin nga qeveritë e fuqishme perëndimore duket se ish-ministri i Jashtëm tashmë e ka mbështetur në cepin e ringut për t’i dhënë ish-shefit të tij goditjet e fundit.

Pakënaqësitë e Bushatit sigurisht dolën mbi ujë pas shkarkimit të tij dhe zëvendësimit me Gent Cakaj, ndonëse ekzaktësisht me retorikën e një diplomati.

Por nën qerthullin e një situate të rrëmujshme politike, Ditmir Bushati nuk vonoi. Targetoi të gjithë klasën politike të 30 viteve, për t’u rikthyer tek aktualiteti politik, aty ku më së shumti po masin muskujt rilindasit dhe socialistët e dikurshëm:

“Unë sot pyes, si ka mundësi Z. Ruçi, si kryetar i Kuvendit si politikan me eksperiencë, si ka mundësi Z. Ulqini, si ka mundësi Z. Majko e deri te kolegia që foli për herë të parë në këtë Parlament; përse kur grekët dhe maqedonasit e gjekan gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi për të gjejmë gjuhën me njeri-tjetrin?

Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, ne jemi socialistë, demokratë, progresistë. Ne duam të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë, më të mirë, për fëmijët tanë, por edhe për fëmijët e opozitës që nuk janë në sallë“, u shpreh ai, në kërkim të një reagimi nga “socialistët e vjetër”.

Kjo pasi pakënaqësitë e Bushatit, sigurisht nuk janë vetëm të tijat. Shumë figura të njohura të PS-së kanë komentuar “nën zë” të gjithë sistemin e Ramës të katapultimit të drejtuesve pa background në PS.

“Rilindja” përcolli për në pensionin politik figura të njohura të PS-së së para 2013-s, por pak personalitete, ish ministra, ish-deputetë apo ish-drejtues të rëndësishëm të PS, patën reagime publike ndaj spostimit të tyre prej erës “Rilindja”.

E vetmja e cila prej kohësh deklaron publikisht se Edi Rama duhet të tërhiqet dhe të lërë Partinë Socialiste të rikthehet në identitetin e saj është Arta Dade.

Por me sa duket ligjërimi i djeshëm i Bushatit ka ndezur shkëndijat e para mes socialistëve.

Ish-zv.ministrja e Financave Irena Beqiraj në një status të sajin në FB shkruan: Fjalimi i Ditmir Bushatit sot në Parlament ishte një dritë per shpresën e ekzistencës së mendimit ndryshe, një thirrje për ti vendosur gishtin kokes. Asnjëherë nuk është vonë. Zgjohuni socialistë (lexo këtu)!

Me ç’duket në “rrugë” nuk është vetëm opozita, por dhe socialistët që nuk erdhën në pushtet me siglën e Rilindjes. Në Partinë Socialiste palët janë pozicionuar e sigurisht i pari në llogore duket Ditmir Bushati në dukje i përgatitur për betejën e ashpër, si ajo e “Plakut dhe detit” (lexo ketu).

Por a do të mundte vallë Edi Rama të vononte në këtë përballje?!
I famshëm për shprehjen e tij që do çojë për skrap të gjithë kundërshtarët e tij, Rama për ish-vartësin e tij ka diçka tjetër në mendje: çuarjen për bronz, atje në qytetin e tij të lindjes, mes 5 Heronjve të Vigut të cilët shumë shpejt, sipas planeve të tij do të bëhen 6 (lexo këtu). Blerina Spaho/Faxweb.al

Etiketa: fjalimi bushatiperplasje psrama-bushatisocialistet
Pas

Vizita e Ramës në Kukës, Kryebashkiaku Shehu: Qyteti i Nobelit nuk mund ta presë nesër kryeministrin

Para

“E di që jeni shumë keq me financat”, ish-deputeti paralajmëron Ramën: Të fala nga blegtorët e Dibrës

Para
“E di që jeni shumë keq me financat”, ish-deputeti paralajmëron Ramën: Të fala nga blegtorët e Dibrës

"E di që jeni shumë keq me financat", ish-deputeti paralajmëron Ramën: Të fala nga blegtorët e Dibrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

City tërhiqet nga gara për Wirtz, sulmuesi gjerman pranë Bayern Munich

Humbja e thellë, PD ankohet përmes kompanisë së lobimit në SHBA: Hetim ndërkombëtar për zgjedhjet dhe qeveri teknike

Natë e dhunshme në Spanjë, huliganët e Tottenham dhe Man. United përleshen në prag të finales së Europa League

Apeli i GJKKO lë në qeli shefin e Rrugores Roven Zeka, zbutet masa për Sokol Novakun

Pako me eksploziv e lidhur me një celular, policia e Durrësit sqaron ngjarjen te “Veliara”

Analiza/ A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i “shkaktuar dhimbje” Rusisë?

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Vioresin Sinanin si drejtorin e ri sportiv

E rëndë në Kuçovë! 66-vjeçari ngacmon seksualisht 17-vjeçaren

Tentoi të hynte në Shqipëri me mbi 31 mijë paund të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari

Integrimi/ Shqipëria çel edhe grupkapitullin e ‘Konkurrueshmërisë’! Nesër Konferenca e Pestë e ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.