Personat me aftësi të kufizuar, të verbër, paraplegjikë, handikapë, janë mbledhur sot në protestë për të mbrojtur interesat e tyre. Bëhet fjalë për protesta masive të paralajmëruara që do të mbahen deri në përmbushjen e detyrimeve dhe premtimeve të bëra nga qeveria.
Të verbërit kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre, ekonomike deri në ato ligjore. Me thirrjet “Asgjë për ne pa ne”, “Duam të drejtat tona”, “Qeveri kthena borxhin”, “Agjë për ne pa ne”, “Duam rritje 10%”, ata janë mbledhur të gjithë bashkë për të kërkuar përmbushjen e premtimeve të pambajtura gjatë rreth katër viteve qeverisje.
Kërkesat e PAK
- Përmirësimi i marrëdhënieve me qeverinë
- Rritje të pagesës së aftësisë së kufizuar, në masën 10%, pasi ajo nuk është rritur asnjëherë që nga viti 2009
- Qeveria të deklarojë edhe njohë borxhin që ka ndaj PAK, për detyrimet e prapambetura nga viti 2005-2010. dhe të fillojë shlyerjen e tyre brenda muajit mars
- Shfuqizimin e ndryshimeve të ligjit 93 55, sipas të cilit i hiqet pagesa e aftësisë së kufizuar personave që janë në burg apo në institucione publike ose të punësuar, pasi cenon parimin e pavarësisë së kësaj pagese
- Lidhur me dhënien e shërbimeve të posaçme edhe cilësinë e tyre
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1635″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]