07:09 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Droga e kapur në Igumenicë, policia identifikon një tjetër trafikues, arrestohet 57-vjeçari

11:20 | 24/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Droga e kapur në Igumenicë, policia identifikon një tjetër trafikues, arrestohet 57-vjeçari

Për drogën e kapur dje në Igumenicë është arrestua rnjë 57-vjeçar , Fatmir Lame.  Fatmir Lame është babai i një prej personave të shpallur në kërkim. Sjellim në vëmendje që dje policia sekuestroi 57-kilogramë drogë në Igumenicë.

DETAJE:

 Në vijim të operacionit antidrogë të zhvilluar dje nga Policia Kufitare, Policia e Sarandës dhe ajo e Igumenicës ku u kapën 67 kg drogë efektivët shqiptarë kanë identifikuar një tjetër autor dhe e kanë shpallur në kërkim, ndërsa kanë arrestuar babain e tij.

 Në vijim të punës për dokumentimin e rastit, ku tre shtetas shqiptarë në tentativë për të trafikuar lëndë narkotike, në shtetin Grek, u arrestuan fal bashkëpunimit dhe punës së mirorganizuar prej dy Policive Kufitare të Sarandës dhe asaj të Igumenicës, hetimet janë thelluar më tej nga të dy policitë.

Si rezultat i punës hetimore, nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë e mundur identifikimi i një tjetër shtetasi të përfshirë në këtë trafik, në rolin e transportuesit, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës dhe konkretisht:

Shtetasi S.Lame, 30 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale të prodhim/shitjes së narkotikëve).

Gjatë kontrollit që Strukturat e Policisë kanë ushtruar në banesën e tij, në Sarandë,  kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 1  kilogramë.

Specialistet për Hetimin e Narkotikeve kane arrestuar në flagrancë babain e shtetasit S.L., shtetasin Fatmir Lame, 57 vjeç,  banues në Sarandë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike dhe mjetin tip ”Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit S.L..

Po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.  (J.V/Shuplaka)

 

Pas

Dy fytyrat e Edi Ramës: Çfarë i thotë botës se meritojnë njerëzit dhe shqiptarëve për Shkozën

Para

Po futnin kontrabandë bagëti të imta nga Greqia, arrestohen 3 persona në Devoll

Para
Po futnin kontrabandë bagëti të imta nga Greqia, arrestohen 3 persona në Devoll

Po futnin kontrabandë bagëti të imta nga Greqia, arrestohen 3 persona në Devoll

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.