02:28 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Droga e kapur në Karaburun, kush është 29-vjeçari i arrestuar (Detajet e plota)

14:21 | 05/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Droga e kapur në Karaburun, kush është 29-vjeçari i arrestuar (Detajet e plota)

Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me sasinë rekord të dogës që u sekuestrua në Karaburun të Vlorës. Policia sqaron si posedues i 671 kilogramëve kanabis ka qenë një 29-vjeçar i identifikuar si Benardo Nezhaj.

Droga e cila ishte e ndarë në pako, ishte bërë gati për transport, ndërsa në afërsi të vendit ku u sekuestrua lënda narkotike, u gjetën dhe disa mushka.

Policia kufitare është vënë në kërkim të skafit që do të kryente transportin në drejtim të Italisë. Pranë vendit ku u gjet droga u sekuestruan dhe 200 litra benzinë, që do të përdoreshin për mjetin lundrues.

Detajet:

Sekuestrohen 671 kg kanabis, 200 litra benzinë, arrestohet një shtetas.

Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë kanë zhvilluar operacionin e koduar ”Karaburuni”, në të cilin kanë goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Benardo Nezhaj, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.

U krye arrestimi i tij pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin  e quajtur “Depot e Valanidhit, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Dita Botërore e Mjedisit, Klosi për Fax News: Nga 1 korriku bizneset të heqin qeset, gati strategjia për trajtimin e mbetjeve urbane

Para

Protestuesi kuksian pësoi infarkt, reagimi i ashpër: Terrori mbi Florianin është shkaku i atakut!

Para
Pëson infarkt në burg një nga katër kuksianët e arrestuar për Rrugën e Kombit

Protestuesi kuksian pësoi infarkt, reagimi i ashpër: Terrori mbi Florianin është shkaku i atakut!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.