Për drogën e kapur në Vlorë gjatë ditës së sotme ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas tij sasia reale e drogës është shumë më shumë nga sa është raportuar.
Berisha vijon më tej duke thënë se droga ka qenë në pronësi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe është denoncuar nga klani i Xhafajve.
Informacioni i Berishës sigurisht që nuk është i konfirmuar po i është raportuar atij nga “qytetari dixhital”.
STATUSI I BERISHËS:
Haki droga ju betohet policeve per koken e Norieges!
Kapen ne Vlore 25 tonelata droge e klanit Habilaj, i cili paditet nga klani Xhafa!
Haki droga betohet para policeve per koken e Norieges!
Njeriu qe se bashku me Noriegen dhe Saje qorrin krijoi narko-republiken e pare ne Europe, ju tha dje policeve: “do ta çojmë këtë operacion deri në fund dhe i kemi premtuar për ta realizuar me sukses këtë prioritet të qeverisë shqiptare nën vëmëndje dhe kujdes të veçantë të kryeministrit shqiptar!” Hahaha?!
Lexoni me poshte mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Oficeri dixhital informon:
“Pershendetje doktor droga e kapur ne Lakatund nuk esht 15 por 25 tonelata.Kjo droge esht e klanit Habilaj kushurijve te Sajmir Tahirit.Informacioni per drogen esht dhene nga Klani Xhafa i cili ka pesuar disa goditje ne trafikun e droges fale autoriteteve italiane,e fundit ishte skafi qe u mbyte para nje jave ne det.”
(E.K/SHUPLAKA)