Për drogën që u kap në Velipojë kanë dalë detaje të reja. Sipas “Fax News” i arrestuari nga policia është një efektiv policie me emrin Enriko Zyle. Efektivi i policisë është vëllai i Ndrek Zyle, ish-zvdrejtor në pikën Kufitare të Murriqanit. Mësohet se Zylja është arrestuar në vendngjarje nga një patrullë policie që po kalonte rastësisht aty. Droga u zbulua gjatë natës dhe ndodhej brenda një kamioni.
“Fax News” raporton se nga policia janë sekuestruar më shumë se 1 ton drogë, pra sasia mund të jetë nga 1.5 deri në 2 ton drogë (hashash).
Sipas burimeve janë edhe 7 trafinatë të tjerë që i kanë shpëtuar këtij operacioni policor.
Kjo sasi droge është gjetur në fshatin Vilu të Velipojës që njihet si pika e trasportimit të drogës drejt Italisë. Zona e Vilunit është pika ku droga transfortohet me skafe në drejtim të Italisë. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post