07:08 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Droga në Berat dyshohet se do bëhej vaj hashashi

17:22 | 24/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Droga në Berat dyshohet se do bëhej vaj hashashi

Lënda narkotike e sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia në fshatin Lapan të Beratit, dyshohet se mund të ishte duke u përgatitur për të prodhuar vaj hashashi.

Ky është një nga dyshimet e hetuesve të Drejtorisë së Policisë Vendore, në lidhje me rreth 1 ton kanabis të gjetur në një magazinë në fshatin Lapan.

Nga kontrolli i të gjithë magazinës, janë gjetur vetëm mbetje kanabisi që mund të kenë mbetur më parë nga përpunimi.

Hetuesit nga vendi i ngjarjes, thanë se nuk ka pasur boçe që mund të ishin për t’u përpunuar. Një dyshim tjetër i hetuesve është se sasia e mbetjeve të lëndës narkotike mund të ketë mbetur në këto magazina nga poseduesit e tyre.

Këta të fundit pasi mund ta kenë përpunuar lëndën narkotike, mbetjet kanë pritur t’i asgjësojnë, por se nuk kanë pasur mundësi. Në këto rrethana ata i kanë magazinuar ato deri në një moment tjetër.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se mbetjet e gjetura, mund të jenë magazinuar në këtë objekt rreth 10 ditë më parë.

Kjo pasi objekti dhe zona ishin kontrolluar nga policia më parë dhe mbetjet nuk ishin konstatuar.

Një ditë më parë, prokuroria e Krimeve të rënda në bashkëpunim me policinë lokale kryen një aksion duke bllokuar lëndën narkotike.

Ajo dyshohet se i përket një grupi kriminal për të cilin prokuroria kishte nisur hetimin disa muaj më parë dhe hetimet ende vijojnë. (M.D/ Shuplaka)

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
Etiketa: BeratKanabis
Pas

Ndeshja Itali-Shqipëri, 8.000 tifozë shqiptarë brenda stadiumit “Renzo Barbera” (FOTO)

Para

Autoriteti i Prokurimeve Publike jashtë funksionit, zbulohet pse

Para
Autoriteti i Prokurimeve Publike jashtë funksionit, zbulohet pse

Autoriteti i Prokurimeve Publike jashtë funksionit, zbulohet pse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.