Mbi një ton drogë u kap dje në Kavajë, gati për t’u trafikuar drejt Italisë. Në prangat e policisë kanë rënë 3 persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Por sot me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë ndaluar edhe dy të rinj nga Vlora. Nga policia janë arrestuar Arvis Muçaj, 24 vjeç, lindur dhe banues në Vlore si dhe Aristotel Kasaj, 23 vjeç.
Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Muçaj është pronari i fuoristradës ku u gjeten 300 kg kanabis, ndërsa Kasaj e kishte në përdorim makinën. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post