Një prej të arrestuarëve për 1.3 ton drogë, të kapur katër ditë më parë në Kavajë, Arvis Muçaj ka bërë një kërkesë të veccantë në sallën e gjyqit ditën e sotme.
Përpara trupit gjykues pas pretendimit se s’ka lidhje me trafikun e drogës, ai ka deklaruar që të lihet I lirë sepse do të martohet më 27 gusht.
Po më merrni në qafë, martohem më 27 gusht”,ka deklaruar ai para gjykatës.
Ndërkohë që Muçaj ka pretenduar se mjetin tip “Land Rover” brenda të cilit u gjetën rreth 350 kg drogë e ka shitur tek shtetasi Ergest Sina, por nuk ka ndërruar pronësinë e saj. Ai madje ka thënë se Sina i kishte edhe 350 euro borxh për blerjen e mjetit.
1.3 ton drogë, u kap katër ditë më parë në Kavajë teksa transportohej drejt plazhit të Gjeneralit për t’u nisur për trafikim në Itali, ndërsa dyshohet se kanabisi kishte ardhur ga zonat e Tepelenës.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post