11:02 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Droga në Kavajë, të dyshuarit nuk pranojnë akuzën: Ishim nisur për drekë, por humbëm rrugën

15:19 | 16/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Droga në Kavajë, policia zbulon DETAJET: U kapën më shumë se një ton, 3 automjete dhe një gomone (VIDEO)

Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të hetimeve paraprake, ka dhënë detaje rreth lëndës narkotike të sekuestruar tre ditë më parë në Kavajë. Gjatë një operacioni të policisë u kapën 1350 kg lëndë narkotike.
Prokuroria bën me dije sot se ka siguruar të dhëna të cilat krijojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e 5 personave të ndaluar me urdhër të prokurorit.

Ndërkohë, Prokuroria bën me dije se gjatë dëshmisë, tre të ndaluarit, Kejvi Hajdari, Joni Sadikaj dhe Roland Hysenbelliu, kanë deklaruar se ishin nisur nga Tepelena në drejtim të Kavajës për të drekuar, por kanë humbur rrugën në zonat rurale.

Pasi kanë ndeshur një partullë policie në rrugë, ata kanë ndaluar dhe i kanë pyetur për rrugën, por në këtë moment janë shoqëruar nga policia. 

Deklarata e plotë e Prokurorisë:
Mbrëmjen e së Enjtes, Policia e Kavajës zbuloi një dy mjete, një furgon dhe një fuoristradë Land Rover, një sasi prej 1350 kg lëndë narkotikë (konkretisht, 1 ton u gjet në furgon dhe 350 kg në mjetin fuoristratë “Land Rover”). Personat që gjendeshin në këto dy mjete janë larguar me shpejtësi. Në vijim të veprimeve policore, u shoqëruan në Komisariat 3 shtetas, të cilët gjendeshin në një veturë tip SAAB, pranë vendin ku u gjet lënda narkotike. Këta shtetas u identifikuan: Kejvi Hajdari, Roland Hysenbelliu dhe Joni Sadikaj.

Më tej, veprimet hetimore u drejtuan nga Prokuroria e Kavajës, e njoftuar për ngjarjen nga ana e Policisë lokale. Gjatë veprimeve vijuese, grupi hetimor sekuestroi edhe dy automjete të tjera, njëra veturë Toyota dhe tjetra kamionçinë, si edhe shumë pranë bregut të detit, një skaf me dy motorë, i lidhur me një zetor që shërbentë për tërheqjen e tij. Pra, në total, deri në këtë fazë hetimore, janë sekuestruar 7 mjete lëvizëse, nga të cilat dy vetura, një fuoristradë, një furgo, një kamionçinë, një zetor dhe një skaf.

Me zbulimin e skafit, grupi hetimor krijoi dyshimet se lënda narkotike ishte për qëllim trafikimi dhe, për këtë arsye, hetimi i kaloi për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda.

Pas marrjes në pyetje të tre personave të shoqëruar, si edhe pas identifikimit të dy personave të tjerë që kishin lidhje pronësie apo përdorimi me mjetin tip fuoristradë ku u gjet një pjesë e lëndës narkotike (rreth 350 kg), prokuroria urdhëroi ndalimin e të pestëve, si persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale të “Trafikut të lëndëve narkotike”.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tyre, në bazë të të dhënave paraprake, si më poshtë:

– Shtetasit Kejvi Hajdari, Joni Sadikaj dhe Roland Hysenbelliu kanë deklaruar se janë nisur nga Tepelena me mjetin tip Saab, të drejtuar nga Kejvi Hajdari, për t’u ulur për drekë në Kavajë. Pasi kanë përfunduar drekën, në mbrëmje vonë janë nisur për t’u kthyer, por kanë humbur rrugën në zonat rurale të Kavajës. Ata kanë konstatuar një patrullë policore, të cilët e kanë pyetur për rrugën, por në këtë moment, ata janë shoqëruar nga ana e Policisë.

Ata mohojnë përfshirjen në trafikun e narkotikëve.

Por, në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se:

– Për shtetasit Kejvi Hajdari- ai deklaron se ka qenë nën drejtimin e mjetit Saab, por rezulton se ai ka përdorur gjatë ditës së enjte edhe kamionçinën, e sekuestruar tashmë, e cilat gjendej e mbyllur pranë një karburanti në Kavajë.

– Për shtetasin Roland Hysenbelliu- ai deklaron se ka qenë pasagjer në mjetin e drejtuar nga Kejvi Hajdari dhe ishin për drekë shoqërore në Kavajë. Ndërkohë, në Kavajë është gjetur një tjetër mjet i mbyllur, Toyota, i cili rezulton të jetë blerë nga një familjar i tij rreth dy muaj më parë në Tepelenë.

– Për shtetasin Joni Sadikaj- në furgonin ku u zbulua 1 ton lëndë narkotike, u gjet edhe një kartë telefonie celulare. Në bazë të veprimeve hetimore, rezultoi se kjo kartë është blerë në Tepelenë nga një shtetas, i cili nuk e kishte përdorur asnjëherë, por ia kishte dhënë shtetasit Joni Sadikaj.

Ndërkohë, pas ndalimit të tre personave të mësipërm, prokuroria për Krime të Rënda urdhëroi ndalimin edhe të shtetasve: Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj.

Këta dy shtetas rezultojnë të kenë lidhje me pronësinë e mjetit tip fuoristradë, në të cilën u gjend rreth 350 kg lëndë narkotike.

Në deklarimet e tyre, ata kanë mohuar të jenë përfshirë në veprimtarinë e trafikimit të lëndës narkotike. Gjithsesi, ata kanë dhënë dëshmi mbi tjetërsimin e pronësisë së mjetit, të cilat duhen verifikuar.

Në bazë të këtyre elementëve, por edhe të tjera të dhëna të cilat përbëjnë sekret hetimor, Prokuroria për Krime të Rënda dyshon se këta persona, në bashkëpunim me të tjerë, janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të “Trafikut të lëndëve narkotike”.

 

Etiketa: akuzatdrogeKavaje
Pas

Përfaqësuesi i së majtës në Parlamentin Europian vlerëson kampingun e Jalës: Për t’u vlerësuar vëmendja që u jepet të rinjve

Para

Ishte duke punuar me autokombajnë, por e zë korenti. Humb jetën 66-vjeçari në Korçë

Para
Si u masakrua i riu në Tiranë nga pronari dhe kamerieri i lokalit (DETAJET)

Ishte duke punuar me autokombajnë, por e zë korenti. Humb jetën 66-vjeçari në Korçë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja e 15-vjeçarit te “Ali Demi”/ Shpallet në kërkim autori dhe pronari i picerisë “Fantazia”, arrestohen 3 punonjësit. Ja akuzat

Autori e priti për 1 orë, çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë nga vrasja në Lezhë

Berisha: Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite pasi iu dhurua porti i Durrësit. Kanë edhe një bos në hije

Plagosja e 15-vjeçarit në “Ali Dem”, identifikohet autori! Nën hetim punonjësit e picerisë që fshehën ngjarjen

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Berisha publikon skandalin: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

I dënuar në Angli për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, i sekuestrohen pasuritë në Shqipëri

U paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë, Berisha zbulon mesazhin që la për Altin Dumanin

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Kush janë dy të rinjtë që ndërruan jetë pas përplasjes me motor

Afera Partizani/ Berisha në SPAK me një grup militantësh: Seksion i kartelit Troplini! Sot në GJKKO edhe shorti për trupën gjykuese

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.