Gjykata ka dhënë vendimin për 9 personat që u arrestuan tre ditë më parë, pas sekuestrimit të mbi 15 tonëve me drogë në Llakatund të Vlorës.
Për inspektorin Avdyl Sinanaj, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa për 8 të tjerët është vendosur që të qëndrojnë në burg.
Mësohet se seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtarët Albana Selmanaj dhe Elona Mihali, një seancë gjyqësore e zgjatur teksa të arrestuarit janë njohur edhe me akuzat e prokurorisë.
Kujtojmë se inspektor Avdyl Sinanaj ishte akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa është edhe inspektor i zonës së Llakatundit.
Ndërkohë 8 personat e tjerë, për të cilët Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” janë:
-Lirim Lamaj, 49 vjeç, inspektor në komisariatin e policisë së Vlorës;
-Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas;
-Balil Gjata, 69 vjeç, banues dhe kryeplak i fshatit Drithas;
-Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas;
-Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas;
-Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas;
-Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas;
-Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund.
Vijon… (D.D/Shuplaka)