Një ditë më parë në një operacion të gjerë të policisë së Lezhës, asaj të Mirditës dhe FNSH-ve të quajtur “Befasia” u sekuestruan tonelata kanabis në proces përpunimi, e cila ka nisur të peshohet, ndërsa policia e Shtetit ka dhënë sot emrat dhe detaje në lidhje me të arrestuarit brenda magazinës.
Në mesin e 50 punëtorëve që kanë qenë brenda magazinës në kohën e ndërhyrjes së policisë, ka qenë edhe një qytetar nga Gjirokastra. Burime të News 24 dhe Balkanweb mësojnë se ai ishte përgjegjës i punëtorëve, specialit agronom që merrej me procedurat e tharjes së kanabisit.
Emri i tij është në mesin e 22 të arrestuarve, ai është Ramo Gaba 48 vjeç, dhe banues në Gjirokastër. Në profilin e tij në Facebook ka vetëm një foto, ndërsa të shumtë janë miqtë nga Lazarati.
Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim edhe Kastriot Reçin 44 vjec, personi që figuron si pronar i magazinës, së përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.
Të gjithë të arrestuarit kanë deklaruar para policisë, se kishin zgjedhur të punonin në magazinën e përpunimit të drogës për shkak të kushteve të vështira ekonomike. /BW